ATHINË | KOSTANDIN NISHKU U ARRESTUA; I DËNUAR ME BURGIM TË PËRJETSHËM PËR VRASJEN E NJË TË MITURI; 29 VJET NË ARRATI.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jan 30
- 1 min read

Athinë, Greqi | Strukturat vendore të Policisë (Ελληνική Αστυνομία) arrestuan:
1- Z. Kostandin Nishku, me moshë 65 vjeç.
Ai ishte i shpallur në kërkim policor ndërkombëtar nga autoritetet shqiptare të zbatimit të ligjit.
Kolegji Penal i Gjykatës së Kasacionit, me vendimin nr. 319, datë 18.11.1998, ka lënë në fuqi vendimin nr. 103, datë 10.09.1998, të Gjykatës së Apelit Durrës, e cila, e ka dënuar atë me burgim të përjetshëm për veprën penale “Vrasje për shkak të cilësive të veçanta”, parashikuar nga neni 79 i Kodit Penal.
Sipas hetimeve dhe vendimeve gjyqësore, z. Nishku i është shmangur drejtësisë për 29 vjet.
Ai konsiderohet i përfshirë në një ngjarje kriminale të ndodhur më 19 mars 1997 (në qytetin e Gramshit) ku ka vrarë një të mitur me moshë nëntë (9) vjeç.
Më 10 shtator të vitit 1998 ndaj tij u shqiptua masa penale e burgimit të përjetshëm.
Ai pritet të ekstradohet drejt autoriteteve të drejtësisë penale të Republikës së Shqipërisë.

Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)




















Comments