ATHINË: ARRESTOHET GENTIAN ABAZI | SHITI DHE BLEU DROGË 60 HERË.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Sep 11, 2023
- 1 min read

Athinë, Greqi | Policia greke ka arrestuar një qytetar shqiptar, i konsideruar prej saj si shumë i rrezikshëm, konkretisht, z. Gentian Abazi, 43 vjeç, i cili, u kap nga policia greke në lagjen “Peristeri”, të Athinës, në një njësi shërbimi (bar-kafe), nga njësia policore e kërkimit, në bashkëpunim me skuadrën e OPKE.
Ndaj z. Abazi, Dhoma Penale e Gjykatës së Athinës, ka shqiptuar një vendim penal me 10 vjet heqje lirie, dhe 50 mijë euro gjobë, duke e akuzuar si kreun e një grupi të strukturuar kriminal, i cili, ishte i përqendruar në shpërndarje kokaine, dhe bimësh narkotike, kryesisht në Athinë.
Z. Abazi maskohej duke lëvizur me automjete të ndryshme luksoze, me targa të huaja, dhe shqiptare.
Është e faktuar përfshirja e tij në 60 raste shit-blerje droge. Ai rezulton i dënuar më parë për cështje droge, armësh. dhe falsifikimesh, ndërkohë që ka vuajtur dënim penal në burgje të ndryshme të Greqisë.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

___.png)

















Comments