ARRESTOHET LAERT HAXHIU | KËRKOHET NGA AUTORITETET SHQIPTARE TË DREJTËSISË PENALE.
- Agjencia Telegrafike Vox

- May 24, 2023
- 2 min read

Janinë, Greqi | Policia greke ka dalë në një deklaratë zyrtare, në lidhje me arrestimin e të shumëkërkuarit nga autoritetet shqiptare të drejtësisë penale, z. Laert Haxhiu. “Laert Haxhiu 31 vjeç nga Lushnja dhe Juxhin Barjami 35 vjeç nga Delvina, po udhëtonin së bashku me një shqiptar 22 vjeç, i cili rezulton i kërkuar në Shqipëri për plagosje të rëndë me dashje në bashkëpunim.Haxhiut policia greke i ka gjetur një kartë false identiteti greke dhe pas verifikimeve ka rezultuar i kërkuar nga INTERPOL Tirana.Ndaj tre të arrestuarve janë ngritur akuzat shkelje të ligjit mbi emigrantët, falsifikim të dokumenteve zyrtare, mosbindje dhe deklarim i rremë.Atyre u janë sekuestruar 1400 euro, 4 celularë dhe mjeti BMW X6 i Juxhin Barjamit.”
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lushnjë, në vitin 2017, e ka dënuar z. Haxhiu me 18 vjet burgim, për veprat penale “Vrasja në rrethana cilësuese”, mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit.”
Në mars të viti 2023, lidhur me të njëjtën ngjarje, Apeli i Posaçëm ka lënë në fuqi vendimin e GJKKO-së duke dënuar me burgim të përjetshëm autorët e masakrës së Lushnjës, ku mbetën të vrarë z. Zamir Latifi dhe z. Jurgen Hoxha.
Dy autorët, z. Orges Bilbili dhe Anterio Kaloshi, janë akuzuar për vrasjen e z. Zamir Latifi dhe z. Jurgen Hoxha.Në atentatin për vrasjen e z. Xhulio Shkurti, nipit të z. Aldo Bare, u plagosën z. Bujar Turku e z. Marjus Xhepexhiu.
Ndërsa z. Laert Haxhiu vijonte asokohe të ishte në kërkim, teksa hetimi ndaj tij ishte pezulluar dhe në bazë të Kodit të ri të procedures Penale, pas një viti riniste procesi në mungesë.Por, me kapjen rishtazi, ai vihet në dispozicion të drejtësisë shqiptare për gjykim tashmë.
Z. Bilbili dhe z. Kaloshi u dënuan si autorë të masakrës së Lushnjës, ku vranë Zamir Latifin dhe Jurgen Hoxhën më 11 tetor 2017 në Lushnjë, por u shpëtoi shënjestra, z. Xhulio Shkurti, nipi i Aldo Bares, kreu i një prej organizatave kriminale të Lushnjës.Në këtë atentat u plagosën z. Marjus Xhepexhiu dhe z. Bujar Turku.Veç akuzës së vrasjes në rrethana cilësuese të një ose më shumë personave, z. Bilbili akuzohet për kryerjen e veprave penale në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.
Z. Anterio Kaloshi u arrestua më 13 gusht, pasi bashkë me disa shtetas të tjerë qëlluan me kallashnikov drejt “Hotel Voloreka” në Pogradec, më datë 8 gusht, ku z. Kaloshi kishte rolin e ekzekutorit.Ndërkaq, z. Orges Bilbili u kap më datë 10 prill në zonën e Xhamllikut në Tiranë, pasi u plagos nga punonjësi i policisë, të cilit u përpoq t’i ikte.

___.png)















Comments