ARRESTOHET KRYEBASHKIAKU I MONAKOS | KORRUPSION + TREGTI ME NDIKIM.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Dec 16, 2023
- 1 min read
Principata e Monakos | Kryetari i Bashkisë së Monakos, Georges Marsan, së bashku me disa të tjerë, u arrestuan si pjesë e një hetimi penal për korrupsion dhe tregti me ndikim.
Vendimi është marrë nga prokuroria e përgjithshme e qytetit.
Sipas raportimeve pesë të pandehur janë vendosur nën kontrollin gjyqësor.
“Pesë persona, duke përfshirë kryetarin e bashkisë së Monakos, z. Georges Marsan, u paraqitën para gjyqtarëve hetues, që i paditën, dhe i vendosën nën mbikëqyrje gjyqësore. Hetimet ende të mbuluara nga fshehtësia e hetimit vazhdojnë”, thuhet në shtypin vendas. Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë. Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)


















Comments