ARRESTOHET BAJRAM MEHAJ | I DËNUAR NË ITALI ME 5 VITE + 10 MUAJ BURG PËR PËRDHUNIM.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Sep 26, 2023
- 1 min read

Fshati Tërbuf, Lushnje, Shqipëri | Z. Barjam Mehaj, 53-vjeç, u arrestua për shkak se ndaj tij është shqiptuar një vendim penal me 5 vite + 10 muaj heqje lirie. Vendimi penal është shqiptuar nga gjykata italiane e Novarës. Lokalizimi dhe kapja e tij u krye pas shkëmbimit të informacioneve penale ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Romës. Në veprim hyri njësia speciale FAST Albania (një skuadër policore kërkimi dhe kapjeje e personave në arrati në ngarkim të të cilëve janë në fuqi vendime penale, të lëshuara nga gjykata vendore ose të huaja). Ndaj z. Mehaj kanë filluar të përpilohen shkresat e kërkuara nga legjislacioni në fuqi, që do të bëjnë të mundur, ekstradimin e tij drejt autoriteteve italiane të drejtësisë penale. Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë. Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

___.png)

















Comments