ARRESTOHEN 8 VETA | SHISNIN DROGË NËPËR KLUBET E NATËS NË TIRANË.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Nov 5, 2023
- 2 min read

Tiranë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit kanë kryer arrestimin e tetë vetave. Ata akuzohen si të përfshirë në tregti drogërash, në afërsi të lokaleve të natës në Tiranë.
Ata janë:
1- Z. Kol Braçi.
2- Z. Orgito Idrizi.
3- Z. Helson Gjabri.
4- Z. Arjan Domi.
5- Z. Endrit Kotorri.
6- Z. Elvi Zani.
7- Dy individë me moshë të mitur.
Shërbimet e Sektorit të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, në bashkëpunim me ato Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë, në vijim të veprimeve intensive operacionale të kryera në kuadër të megaoperacionit policor mbarëkombëtar, antidrogë, të koduar “Tempulli”, pasi kanë siguruar informacion për disa shtetas që shisnin lëndë narkotike kokainë e kanabis, në afërsi të lokaleve të natës, në zona të ndryshme në Tiranë, kanë organizuar punën për kapjen dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore.
Si rezultat u kapën dhe arrestuan në flagrancë shtetasit: – K. B., 33 vjeç, O. I., 18 vjeç, H. Gj., 19 vjeç, A. D., 42 vjeç, dhe E. K., 35 vjeç, E. Z., 19 vjeç, dhe dy të mitur të moshës 17 vjeç, të gjithë banues në Tiranë.
Gjatë kontrolleve fizike dhe të automjeteve të këtyre shtetasve, shërbimet e Policisë gjetën rreth 160 doza me lëndë narkotike kokainë, dhjetëra doza kanabisi, dhe shuma parash të dyshuara të përfituara nga shitja e lëndës narkotike.
Nga verifikimet e kryera, ka rezultuar se këta shtetas e siguronin lëndën narkotike në sasi, dhe pasi e ndanin në doza, i shitnin ato në afërsi të lokaleve të natës të ndryshme në Tiranë.
Rreth 160 doza lënde narkotike kokainë, dhjetëra doza kanabisi, e shuma të ndryshme parash u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme. Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)

















Comments