top of page
E BARDHË SHIRIT.png

ARREST SHTËPIE PËR ENDRI NIKËN | AKUZOHET PËR “VEPRIME QË PENGOJNË ZBULIMIN E SË VËRTETËS” NË LIDHJE ME VDEKJEN E POLICES ALDORJANA LOSHI.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • May 27, 2024
  • 1 min read

Tiranë, Shqipëri | Gjykata e Tiranës shqiptoi masë sigurimi “arrest shtëpie” për z. Endri Nika, me moshë 28 vjeç.

 

Ai u arrestua të shtunën e kaluar i akuzuar për veprën penale të:

1- “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, në lidhje me të dyshuarën si vetëvrasje e punonjës së Policisë së Shtetit Aldorjana Loshi, me moshë 21 vjeçe.


Avokati mbrojtës ka kërkuar që ndaj tij të shqiptohet një masë e butë sigurimi, konkretisht “detyrim paraqitje”, por gjykata nuk e mori në konsideratë kërkesën proceduriale penale, duke e mbyllur z. Nika në shtëpi.


Z. Nika ditën e ngjarjes kriminale ka shkuar në banesën e znjsh. Aldorjana Loshi dhe ka njoftuar Policinë për ngjarjen e ndodhur. Ai dyshohet se  ka fshirë komunikimet telegrafike (mesazhe) të shkëbyera me të ndjerën në telefonin e saj.

 

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Want to read more?

Subscribe to 007vox.com to keep reading this exclusive post.

 
 
 

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page