“ARREST ME BURG” PËR ISH-KRYEBASHKIAKUN E FUSHË-ARRËZIT.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jul 14, 2023
- 2 min read

Tiranë, Shqipëri | Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar shqiptoi masën e sigurimit personal “arrest me burg”, për ish kryebashkiakun e Fushë Arrëzit, Fran Tuci.
Ai u arrestua mbrëmjen e të martës, në datë 12 korrik 2023, me dy bashkëpunëtorët e tij, dhe dolën sot përpara gjyakatës për t’u njohur me masën e sigurisë.
Prokuroria Kundër Korrupsionit dhe krimit të Organizuar (SPAK), kërkoi “arrest me burg” për ish-kryebashkiakun Tuci, pasi akuzohet për dy vepra penale: “shpërdorimi të detyrës” dhe “shkatërrimi të pronës” pasi përmes veprimeve apo mosveprimeve të tij lejoi ndërtimin e një rruge në një zonë të pyllëzuar.
Dëmi i shkaktuar nga ndërtimi i kësaj rruge përllogaritet në vlerën 234 milionë lekëve. Veç dëmit ekonomik, përllogaritet dhe dëmi mjedisor, për shkak të gërmimeve, krahas në volume të konsiderueshme në zonën e pyllëzuar.
“SPAK” kërkoi masën e sigurimit personal “arrest shtëpie” për z. Noc Markun, ish-administrator i Njësisë Administrative Iballë, që akuzohet për “shpërdorim detyre”, ndërsa për z. Durim Markgjekaj kërkoi masën e sigurimit personal “detyrim paraqitje”, i cili ishte personi që kreu punimet.
Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar vendosi të pranonte kërkesat e “SPAK”, duke lënë në qeli z. Fran Tuci, në “arrest shtëpie” z. Ndoc Marku, dhe me masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për z. Durim Markgjekajn.
“SPAK” njoftoi një ditë më parë se arrestimi i ish kryebashkiakut dhe ndalimi i dy bashkëpunëtorëve të tij ishte pasojë penale e një hetimi paraprak mbi ndërtimin e një segmenti rrugor.
Ish-kryebashkiaku, sipas “SPAK”, në kundërshtim me kuadrin ligjor, ka lejuar hapjen e një segment të ri rrugor rreth 1.8 km, dhe gjerësi rreth 5 m, i cili ka cenuar një sipërfaqe të konsiderueshme të fondit pyjor në pronësi të kësaj Bashkie, si edhe ka dëmtuar terrenin që i përket këtij fondi pyjor.
Punimet për hapjen e këtij segmenti të ri rrugor është provuar të jenë kryer nga shtetasi Durim Margjekaj, administrator i një subjekti tregtar privat, ndaj të cilit është caktuar masa detyrim paraqitje në mungesë, dhe urdhri ende nuk është ekzekutuar.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

___.png)

















Comments