top of page
E BARDHË SHIRIT.png

ARMËPUSHIMI | KUSHTET E IZRAELIT.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Nov 30, 2023
  • 1 min read

Gaza | Në minutën e fundit, Izraeli dhe Hamasi arritën një marrëveshje për të zgjatur armëpushimin për një ditë të shtatë.


Ndaj sot pritet lirimi i 8 pengjeve, të cilët, duhet të jenë gra dhe fëmijë. Sipas mediave izraelite, do të kthehen edhe trupat e tre të rrëmbyerve.


Z. Mark Regev, këshilltar i kryeministrit Benjamin Netanjahu, në një intervistë për entin mediatik amerikan CNN, e përcaktoi qëndrimin në lidhje me zgjatjen e armëpushimit në Gaza si kristal të qartë.


Izraeli do të zgjasë armëpushimin për çdo ditë që Hamasi liron 10 pengje të gjallë: “Çdo ditë, ne ramë dakord për një zgjatje në këmbim të lirimit të 10 pengjeve, 10 pengjeve të gjalla. Nëse Hamasi vazhdon të lirojë pengje, 10 në ditë, ne do të zgjasim armëpushimin. Nëse Hamasi nuk arrin të përmbushë kushtet e zgjatjes, atëherë padyshim që luftimet mund të rifillojnë.


Ndërsa Brigadat Al-Qassam, që përfaqësojnë krahun e armatosur të Hamasit, u kanë thënë luftëtarëve brenda Rripit të Gazës, se ata duhet të jenë gati për të rifilluar betejën me Izraelin, nëse armëpushimi nuk rinovohet përsëri.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page