ARGJENTINË | MINISTRI I JASHTËM PABLO KUIRNO (QUIRNO): ULTIMATUM 180 KOMPANIVE TË NAFTËS NË ISHUJT FOLLKLLEND (FALKLAND); DO TË DUHET TË ZGJEDHIN MIDIS VAZHDIMIT TË VEPRIMIT OSE SANKSIONEVE.

Buenos Aries, Argjentinë | “Qeveria ka njoftuar 180 kompani të lidhura me aktivitetet e naftës në Ishujt Malvinas, të pretenduara nga Buenos Aires dhe Territori Britanik Jashtë Oqeanit, se ato do të duhet të zgjedhin midis vazhdimit të operimit atje ose rrezikut të sanksioneve në Argjentinë”.
Kështu njoftoi ministri i Jashtëm Pablo Kuirno (Quirno), duke shpjeguar se masa prek edhe furnizuesit e naftës, financave dhe sigurimeve.
Masa, e bazuar në Ligjin 26659, synon të dekurajojë aktivitetet në ujërat e arkipelagut dhe është pjesë e strategjisë së re të shpallur nga presidenti Javier Milei për të forcuar pretendimin e Argjentinës.
Ministri Kuirno (Quirno) theksoi se, krahasuar me vitin 2011, kur u miratua ligji, Argjentina tani ka një mjet të fortë negociues me “Lopën e Ngordhur” (Vaca Muerta).
Qeveria gjithashtu synon të ndryshojë ligjin për të zgjeruar sanksionet dhe për të lejuar kompanitë që largohen nga Malvinat të kthehen në Argjentinë.
Pas njoftimeve të presidentit Milei, aksionet e “Rockhopper” dhe “Navitas”, të përfshira në projektin e naftës “Sea Lion”, ranë përkatësisht me 6.3% në Londër dhe me 2.3% në Tel Aviv.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit






Comments