top of page
E BARDHË SHIRIT.png

ARGJENTINË | PRESIDENTI JAVIER MILEI DO TË UDHËTOJË PËR NË LONDËR ME FTESË TË UNIVERSITETIT TË OKSFORDIT MES KRIZËS SË ISHUJVE FOLLKLLEND (FALKLAND).

Writer: Agjencia Telegrafike Vox
Agjencia Telegrafike Vox
Sep 11
1 min read

Buenos Aires, Argjentinë | Presidenti Javier Milei, do të udhëtojë për në Londër muajin e ardhshëm, mes tensioneve me Mbretërinë e Bashkuar të shkaktuara nga komentet e tij mbi Ishujt Follkllend (Falkland).


Kohët e fundit ai riafirmoi sovranitetin e Buenos Airesit mbi arkipelagun dhe njoftoi sanksione kundër kompanive të naftës që operojnë në zonë.


Burime zyrtare u thanë enteve mediatike se udhëheqësi ultra-liberal ka marrë një ftesë për të folur në Universitetin e Oksfordit më 23-24 tetor.


Sipas entit mediatik “Perfil”, itinerari përfshin takime me figura të biznesit dhe politikës.


Vetë presidenti Milei kishte shprehur më parë qëllimin e tij për t'u takuar me figura politike vendore si ultranacionalisti Najxhëll Farazh (Nigel Farage).


Vizita e tij do të ketë gjithashtu peshë të konsiderueshme politike.


Do të jetë udhëtimi i parë në Mbretërinë e Bashkuar nga një president argjentinas që nga koha e ish-presidentit Karlos (Carlos) Menem, i cili u takua me kryeministrin e atëhershëm Toni Blleër (Tony Blair) dhe ish-mbretëreshën Elizabeta II-të në vitin 1998.


Ish-presidenti Nestor Kirçnër (Kirchner) dhe ish-presidentja Kristina (Cristina) Fernandez udhëtuan gjithashtu për në Londër, por vizitat e tyre (përkatësisht në vitin 2003 dhe në vitin 2009) u zhvilluan në kontekstin e samiteve shumëpalëshe.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page