ARBNOR SPAHIU - ISH-PJESËTAR I NJËSISË SPECIALE OPERATIVE (NJSO) - U NDALUA MË 7 QERSHOR NGA AUTORITETET SERBE NË PIKËN KUFITARE HORGOSH DHE U DËRGUA NË QENDRËN E NDALIMIT NË KANJIZË.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jun 8
- 3 min read
Updated: 1 day ago

Prishtinë, Republika e Kosovës | Qytetarët e Kosovës po ndalohen dhe po arrestohen në Serbi.
Arbnor Spahiu, ish-pjesëtar i Njësisë Speciale Operative (NjSO), është ndaluar më 7 qershor nga autoritetet serbe në pikën kufitare Horgosh dhe është dërguar në qendrën e ndalimit në Kanjizë.
Edhe pse ka tri vite që nuk është më pjesë e Policisë së Kosovës dhe jeton në Gjermani, ai është marrë në pyetje për rastin “Banjska”.
Përsëris: nuk ka qenë duke punuar në polici në atë kohë.
Ky rast është serioz dhe nuk është i izoluar.
Vetëm pak ditë më parë, një ish-polic tjetër - Aleksandar Vlajiq - e ka pranuar fajësinë se ka punuar për shërbimin sekret serb (BIA) dhe është dënuar për spiunazh.
Me këtë është vërtetuar se BIA serbe ka vepruar brenda territorit të Kosovës dhe brenda strukturave të saj të sigurisë.
Ndalimi i Arbnorit po duket si reagim i drejtpërdrejtë ndaj këtij zbulimi. Një përpjekje për të frikësuar, për të ndëshkuar dhe për të krijuar pasiguri - sidomos për ata që dikur kanë shërbyer në institucionet e sigurisë së Kosovës.
Ky është një sinjal i qartë për të gjithë qytetarët e Kosovës: kalimi nëpër Serbi nuk është pa rreziqe.
E dini që pak ditë më parë, është ndaluar edhe një ish-deputet.
Pas disa orë marrjesh në pyetje, është liruar.
Jam angazhuar për mbrojtjen e Arbnorit me të gjitha mjetet ligjore. Por kjo nuk mjafton.
Kërkoj reagim urgjent nga Ministria e Punëve të Jashtme, Zyra Ndërlidhëse në Beograd dhe të gjitha institucionet përgjegjëse.
Sepse heshtja e sotme e nxit Serbinë të vazhdojë me ndalime të tjera.
Dhe asnjë qytetar i Kosovës nuk duhet të përballet i vetëm me një padrejtësi të tillë.
Nuk e lë vetëm askend - me të gjitha mundësitë dhe kapacitetin profesional që e kam.
Kultura shtetërore, patriotizmi fillon pikërisht aty – te mbrojtja e njerëzve/shtetasve të vet.
Të gjithë për një, një për të gjithë - duhet të jetë motoja e jonë, pa paragjykuar asgjë, thuhet në një shënim të botuar në rrjetin social virtual Facebook nga avokati Arianit Koci.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Lajm në përditësim, ... 👇👇👇
Përshëndetje Kosova ime.
Dje në mesditë jam liruar nga burgu i Serbisë, ku kam qenë i arrestuar padrejtësisht që nga 7 qershori i këtij viti për akuza të rënda, të cilat kanë qenë pjesë e një procesi plotësisht politik dhe të padrejtë. Dua t’ju njoftoj se jam mirë, më i fortë se kurrë dhe mirënjohës për çdo mbështetje gjatë kësaj periudhe të vështirë.
Faleminderit nga zemra familjes sime, shoqërisë, bashkëfshatarëve, ish-kolegeve të mi të Policisë së Kosovës , institucioneve të Kosovës dhe gjithë shqiptarëve kudo që janë, për mbështetjen morale e emocionale, për vizitat dhe fjalët e mira që i dhanë forcë familjes sime.
Faleminderit gjithashtu për çdo ndihmë financiare nga të gjithë ata që kanë kontribuar, e cila ka qenë shumë e vlefshme dhe e çmuar gjatë këtyre muajve të vështirë.
Një falënderim i posaçëm për avokatin tim kryesor, Gvozden Grgur, i cili ka qenë profesional, i palodhshëm dhe i përkushtuar në luftimin për drejtësi dhe mbrojtjen time në çdo hap të këtij procesi. Falenderim edhe për përkthyesin, i cili ka qenë mbështetje e rëndësishme.
Gjithashtu, një falënderim i veçantë për çdo njeri dhe çdo media që ka kontribuar, mbështetur, folur apo ndihmuar në forma të ndryshme, mirënjohja ime për ju është e pafund.
Gëzimin që po shoh në sytë e njerëzve, dashurinë dhe lumturinë për lirimin tim, nuk mund ta përshkruaj me fjalë, është një ndjenjë e jashtëzakonshme.
Zoti ju bekoftë të gjithëve!
Kështu shkruhet në një shënim të botuar nga z. Spahiu në rrjetin social virtual Facebook (22.11.2025).









___.png)








































Comments