top of page
E BARDHË SHIRIT.png

PRISHTINË: OPERACIONI POLICOR I KODUAR “QIELLI I THYER” | 22 TË ARRESTUAR: EMRAT 1 PËR 1.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jun 3
  • 3 min read
Pamje që paraqet anëtarë të Forcave të Posaçme (Speciale) të Policisë së Republikës së Kosovës.
Pamje që paraqet anëtarë të Forcave të Posaçme (Speciale) të Policisë së Republikës së Kosovës.

Prishtinë, Republika e Kosovës | Strukturat e Posaçme të Policisë arrestuan:

1- Z. Rexhep Nikqi.

2- Z. Arianit Krasniqi.

3- Z. Abedin Gjakova.

4- Z. Ragip Bislimi.

5- Z. Armend Ismajli.

6- Z. Rifat Vuçetaj.

7- Z. Erduan Ismaili.

8- Z. Shemsi Bahtiri.

9- Z. Andi Vokshi.

10- Z. Blerim Sharapolli.

11- Z. Elez Elezi.

12- Z. Roland Beqiri.

13- Z. Avni Rekaliu.

14- Z. Edin Berisha.

15- Z. Ardijan Mazrekaj.

16- Z. Kurbin Dezdari.

17- Z. Onur Vizdik.

18- Z. Lorik Tigrani.

19- Z. Kenan Brovina.

20- Z. Ylli Musliu.

21- Z. Safet Ljajic (Ljajiç).

22- Z. Kahraman Aksoy (Aksoi).

 

Ata akuzohen si pjesë e Agjenturës së Krimit Ordiner që vepron në territorin e Republikës së Kosovës e përfshirë në shkelje penale të lidhura me trafiqe drogërash dhe armëmbajtje pa leje, por jo vetëm.

 

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Qielli i Thyer”, u arrestuan:

1- Njëzet e dy (22) subjekte.

 

U kontrolluan fizikisht:

1- Dyzet e shtatë (47) vendndodhje (lokacione), në katër rajone të Republikës së Kosovës, konkretisht në:

1- Prishtinë.

2- Pejë.

3- Prizren.

4- Gjilan.

 

Gjatë kontrollit fizik u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale me karakter kompromentues penal:

1- Lëndë narkotike.

2- 129 automjete.

3- 134900 €.

4- 20040 franga zvicerane.

5- 490 $.

6- 13000 € të falsifikuara.

7- 9 orë dore.

8- 36 armë zjarri të ndryshme.

9- Municion (1569 fishekë + 1292 fishekë).

10- Pajisje për përpunimin dhe paketimin e heroinës dhe kokainës.

11- Pajisje elektronike (laptopë; aparate telefonikë të lëvizshëm; USB; dokumente, etj).

12- Llogari bankare me mbi 500 mijë €.

 

Gjatë periudhës kohore që i përket vitit 2019 deri më 3 qershor të vitit 2025 ata akuzohen se kanë kryer shkelje penale të parashikuar si:

1- Blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

 

Operacioni policor i koduar “Qielli i Thyer” u mbështet te të dhënat penale të vjela nga autoritetet e hetimit penal të Mbretërisë së Belgjikës, të Republikës së Francës, të Mbretërisë së Holandës dhe Policisë Evropiane (Europol) në platformën e koduar “SkyEcc”.

 

Gjatë kryerjes së veprimeve policore ishte i pranishëm edhe prokurori përgjegjës i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK).

 

Të pandehurit duke qenë pjesë e këtij grupi kriminal të organizuar merreshin me trafikimin e lëndëve narkotike: kokainë, heroinë, marihuanë.


Trafikimi bëhej nga shtetet e Amerikës së Jugut, Iranit dhe Turqisë për në Kosovë.


Aktiviteti i tyre kriminal realizohej fillimisht duke aranzhuar porositë e narkotikëve nga shtetet e lartpërmendura dhe përmes pjesëtarëve të këtij grupi sigurohej që narkotikun ta fshihnin nëpër kontejnerë të ndryshëm për bartjen e mallrave të ndryshme, përmes anijeve transportuese, përmes kamionëve për transport mallrash, përmes veturave të pajisura me bunker duke e kamufluar nëpër vende të posaçme të rregulluar ekstra për fshehjen narkotikut.


Të njëjtën më pas përmes rrugëve tokësore, porteve detare, përmes Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut e sillnin në Kosovë, kurse më pas pjesëtarët e këtij grupi kriminal bënin përzierjen e narkotikut me sodë bikarbonat dhe përzierës të tjerë më qëllim të shtimit të peshës.


Më pas e paketonin me anë të një makine me presion dhe përsëri narkotikun e vendosin duke e kamufluar nëpër mjetet e transportit, duke e shitur tek blerësit në Serbi, Bosnje, Kroaci, Gjermani, Zvicër dhe shtete tjera të Unionit Evropian dhe një sasi në Kosovë.


Këtë aktivitet të pandehurit e bënin në bashkëpunim edhe me persona të tjerë brenda dhe jashtë Kosovës, thuhet në aktet proceduriale penale në ngarkim të tyre.

 

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page