ARANIT BEQIRIT IU HODH LËNDË PLASËSE NË BANESË | NUK KA VIKTIMA.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Nov 7, 2024
- 1 min read

Tiranë, Shqipëri | Një subjekt i paidentifikuar tash për tash hodhi lëndë plasëse te një pronë e patundshme, e gjendur në rrugën Don Bosko, në Tiranë, në zotërimin e z. Aranit Beqiri.
Nga pamjet e sistemit të vëzhgimit video ka rezultuar se lënda plasëse është hedhur nga një subjekt i cili ka qenë i maskuar me kapuç në kokë.
Lënda plasëse u hodh në oborr.
Nuk ka viktima.
Ka dëme materiale.
Z. Beqiraj nuk ndodhet brenda territorit të Republikës së Shqipërisë.
Kumtohet se ai është proceduar penalisht para disa muajsh, i akuzuar për ndërtim pa leje, pasi ka nisur rikontruksionin e shtëpisë pa leje.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)

















Comments