ARABIA SAUDITE | PRINCI I KURORËS SAUDITE MOHAMMED BIN SALMAN I TELEFONOI DY HERË PRESIDENTIT DANLLD TRAMNP (DONALD TRUMP) DUKE I KËRKUAR TË SULMONTE REBELËT HUTHI.

Riad, Arabia Saudite | “Princi i Kurorës Saudite Mohammed bin Salman i telefonoi dy herë presidentit të ShBA-ës Danlld Tramnp (Donald Trump) dje, duke e nxitur atë të nisë sulme kundër rebelëve Huthi, pikërisht kur ata të mbështetur nga Irani pushtuan qytetin portual të Detit të Kuq, Moka (Mocha)”.
Kështu raportoi enti mediatik “Axios” (i përfolur si i lidhur me Inteligjencën amerikane), duke cituar dy zyrtarë amerikanë.
Presidenti Tramp (Trump) refuzoi dhe zyrtarët theksuan se administrata aktualisht nuk ka plane për të ndërhyrë drejtpërdrejt kundër Huthive, por një zyrtar shtoi se administrata do t'i ofronte Arabisë Saudite informacione mbi Huthitë dhe të dhëna për shënjestrimin e tyre.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)









Comments