PRESIDENTI DANLLD TRAMP (DONALD TRUMP) MBROJTI PRINCIN E KURORËS SAUDITE MOHAMMED BIN SALMAN KUR AI U PYET NË KONFERENCË SHTYPI MBI VRASJEN E GAZETARIT JAMAL KHASHOGGI.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 3 days ago
- 1 min read

Uashington, Amerikë | Presidenti Danlld Tramp (Donald Trump) ndërpreu një gazetar të entit mediatik “ABC”, i cili, po e pyeste Princin e Kurorës Saudite, Mohammed bin Salman, në lidhje me vrasjen e gazetarit Jamal Khashoggi.
“Ai nuk di asgjë. Mos e vini në siklet mysafirin tonë”, tha presidenti Tramp (Trump).
Në takimin e tij në Zyrën Ovale me princin e kurorës saudite, Presidenti Tramp (Trump) e hodhi poshtë vrasjen e gazetarit Khashoggi.
“Shumë njerëz nuk e pëlqyen atë zotëri për të cilin po flisni, pavarësisht nëse ju pëlqen apo jo, këto gjëra ndodhin”, i deklaroi presidenti gazetarit që bëri pyetjen.
Nga ana e tij, Princi Bin Salman pohoi se Arabia Saudite bëri gjithçka që ishte e nevojshme për të hetuar dhe se është e dhimbshme të dëgjosh se një gazetar humbi jetën dhe është një gabim i madh.
Princi i kurorës saudite e mbrojti veten në këtë mënyrë kur gazetari vuri në dyshim përfundimet e CIA-s - gjatë mandatit të parë të Presidentit Tramp (Trump) - në lidhje me përgjegjësinë e princit për vrasjen e gazetarit Jamal Khashoggi në Stamboll.
Princi Salman gjithmonë i ka mohuar të gjitha akuzat në të kaluarën, duke e quajtur atë një operacion të paautorizuar.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments