top of page
E BARDHË SHIRIT.png

SUNDIMTARI DE FAKTO I ARABISË SAUDITE MOHAMMED BIN SALMAN I KA THËNË PRESIDENTIT VLADIMIR PUTIN SE MBRETËRIA SAUDITE MBËSHTET TË GJITHA INICIATIVAT PËR T'I DHËNË FUND LUFTËS NË UKRAINË.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Mar 14, 2025
  • 1 min read

Riadi, Arabia Saudite | Sundimtari de fakto i Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman, i ka thënë presidentit rus Vladimir Putin se mbretëria mbështet të gjitha iniciativat për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë.

 

Ministria e Jashtme e Arabisë Saudite e bëri të ditur këtë në një deklaratë zyrtare, pasi bisedimet ShBA-Ukrainë në Xhedah (Jeddah) propozuan një armëpushim 30-ditor.

 

Mohammed bin Salman, gjatë një bisede telefonike me presidentin Putinin, përsëriti angazhimin e Arabisë Saudite për të lehtësuar dialogun dhe mbështetjen e të gjitha nismave që synojnë arritjen e një zgjidhjeje politike”, tha ministria e Jashtme.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page