top of page
E BARDHË SHIRIT.png

ANËTARI I KËSHILLIT TË LARTË TË PROKURORISË OLGER EMINAJ U DENONCUA SE I KËRKOI FAVORE SEKSUALE NJË QYTETAREJE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Mar 23
  • 1 min read
Z. Olger Eminaj
Z. Olger Eminaj

Tiranë, Shqipëri | Anëtari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP) Olger Eminaj u denoncua në një emision televiziv se i kërkonte favore seksuale një qytetareje.


Në muajin dhjetor të vitit 2023 z. Olger Eminaj, është zgjedhur anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë nga radhët e prokurorëve të Prokurorive pranë Gjykatave të Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm.


Lajm në përditësim, … 👇👇👇

 

Tiranë, Shqipëri | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner të infiltruar në institucionet e shtetit shqiptar, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) po kryen një sërë veprimesh proceduriale penale, në lidhje me pretendimet e një qytetareje, sipas të cilave, z. Eminaj i kërkonte favore seksuale.


Ajo kishte kryer ankim në Këshillin e Lartë të Prokurorisë (KLP) kundër prokurores pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Tiranës, Rovena Zoto.

Z. Olger Eminaj
Z. Olger Eminaj

Mesazhe të pretenduar si të shkëmbyer mes z. Eminaj dhe qytetares denoncuese në platformën sociale virtuale Whatsapp
Mesazhe të pretenduar si të shkëmbyer mes z. Eminaj dhe qytetares denoncuese në platformën sociale virtuale Whatsapp

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page