AMERIKË: U ZBULUA LËKURA MË E VJETËR E GJENDUR NDONJËHERË | 289 MILIONË VJEÇARE.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jan 28, 2024
- 1 min read
Oklahoma, Amerikë | Studiuesit në Oklahoma kanë zbuluar atë që besohet të jetë lëkura më e vjetër e fosilizuar, që daton që nga periudha e hershme Permiane, afërsisht 289 deri në 286 milionë vjet më parë.
Lëkura e fituar nga një zvarranik i lashtë u gjet në një sistem shpellash gëlqerore, dhe u ruajt për shkak të ndërveprimeve midis hidrokarbureve në naftë dhe katranit.
Nën mikroskop lëkura i ngjan lëkurës së krokodilit, duke shfaqur luspa të ngjashme me ato të gjarpërinjve modernë dhe hardhucave me krimba.
Zbulimi ofron njohuri në fazat fillestare të diversifikimit të amniotit, duke theksuar praninë e epidermës në amniotët e hershëm.
“Kafshët që kishin rënë në këtë sistem shpellash gjatë Permianit të hershëm dhe që ishin varrosur në sedimente shumë të imta argjile, vonuan procesin e kalbjes”, tha z. Ithën Munei (Ethan Mooney), një paleontolog në Universitetin e Torontos, dhe autori kryesor i punimit, në një publikim në entin mediatik Sell (Cell).
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)













Comments