top of page
E BARDHË SHIRIT.png

PRESIDENTI KOLUMBIAN GUSTAVO PETRO KËRKOI NDIHMË NGA SHËRBIMET SEKRETE AMERIKANE PËR TË HETUAR MBI SULMIN ME ARMË ZJARRI NDAJ SENATORIT TË KRAHUT TË DJATHTË MIGUEL URIBE TURABI (TURBAY).

Writer: Agjencia Telegrafike Vox
Agjencia Telegrafike Vox
Jun 11, 2025
2 min read

Updated: Aug 10, 2025

Bogotë, Kolumbi | Presidenti kolumbian Gustavo Petro ka kërkuar mbështetje nga agjencitë e inteligjencës amerikane për të çuar përpara hetimin mbi sulmin e armatosur ndaj senatorit dhe kandidatit për zgjedhjet presidenciale të vitit të ardhshëm, Miguel Uribe Turabi (Turbay), i cili, u krye të shtunën, më 7 qershor, në Bogotë.


“Kam kërkuar nëpërmjet Ambasadës Amerikane që agjencitë sekrete të atij vendi të ndihmojnë thellësisht në hetimin e atentatit të senatorit Uribe Turbai.


Arma e personit të armatosur është blerë në Arizona dhe ka kaluar nëpër Florida”, shkroi presidenti Petro në llogarinë e tij zyrtare në rrjetin social virtual Iks (X).


Kërkesa u bë pasi Gjenerali Karlos (Carlos) Fernando Triana, drejtor i Policisë Kolumbiane, dhe Prokurorja e Përgjithshme e vendit të Amerikës së Jugut Luz Adriana Kamarago (Camargo) njoftuan në një konferencë të përbashkët për shtyp se arma është blerë ligjërisht në Shtetet e Bashkuara më 6 gusht 2020.


Byroja Federale e SHBA-së për Alkoolin, Duhanin, Armët e Zjarrit dhe Eksplozivët (ATF) ka arritur të gjurmojë numrin serial të armës së përdorur në sulm, duke identifikuar blerësin origjinal, i cili është z. Çarls Xhëu (Charles Joe) Anderson, sipas gazetës “El Tiempo”.


“Edhe pse arma ishte blerë ligjërisht në ShBA-ës, autoritetet kolumbiane nuk e regjistruan hyrjen e saj në sistemin e Departamentit Kolumbian të Kontrollit dhe Tregtisë së Armëve, Municioneve dhe Eksplozivëve, që do të thotë se arma e llojit Glock hyri në Kolumbi ilegalisht”, raporton faqja e internetit Infobae.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page