AMBASADA E SHTETEVE TË BASHKUARA TË AMERIKËS NË TIRANË: SOT SHËNOHET DITA NDËRKOMBËTARE E DEMOKRACISË | FOKUSI TEK INTELIGJENCA ARTIFICIALE NË QEVERISJE.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Sep 15, 2024
- 1 min read
Tiranë, Shqipëri | Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, njoftoi përmes rrjeteve sociale virtuale se sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Demokracisë.
Sipas njoftimit të Ambasadës së SHBA në Tiranë, kjo ditë nënvizon rëndësinë e mbrojtjes së fjalës së lirë, lirive civile dhe të drejtave të njeriut, veçanërisht gjatë periudhave zgjedhore në mbarë botën.
“Fokusi i këtij viti është roli i inteligjencës artificiale në qeverisje. Ndërsa IA mund të rrisë pjesëmarrjen dhe barazinë, ajo gjithashtu paraqet rreziqe si dezinformimi dhe gjuha e urrejtjes. Qeverisja efektive e IA është thelbësore për të siguruar përfitimet e saj për të gjithë”, shkruan ambasada e SHBA-ës në Tiranë.
Ambasada amerikane thekson nevojën për të vazhduar përpjekjet drejt një bote më gjithëpërfshirëse dhe më të drejtë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)



















































Comments