ALGJERI | MINISTRI I JASHTËM GJERMAN JOHANN VADEFUL (WADEPHUL): RUSIA DUHET TA DIJË SE GJERMANIA NUK FRIKËSOHET.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 45 minutes ago
- 1 min read
Algjer, Algjeri | “Rusia duhet ta dijë se Gjermania është një faktor stabiliteti në Evropë dhe se është gjithmonë e gatshme të negociojë, por se nuk do të lejojë veten të frikësohet në asnjë mënyrë”.
Kështu tha ministri i Jashtëm Johann Vadeful (Wadephul) në Algjeri.
“Nuk ka reagim joproporcional nga ana jonë, por një reagim nëse sulmohemi”, - tha ministri Vadeful (Wadephul), duke iu përgjigjur një pyetjeje nëse Berlini duhet të ketë frikë nga një kundërreagim rus ndaj paketës së masave që po përgatiten në përgjigje të sulmit me dron në Leipzig, për të cilin Berlini ende nuk e ka atribuuar zyrtarisht përgjegjësinë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)




Comments