ALARMI I CO2: PËRQENDRIMI NË ATMOSFERË NË NIVELE REKORD.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Dec 17, 2023
- 1 min read
Kolumbi, Amerikë | Një studim tregon se përqendrimi i CO2 në atmosferë është më i larti në katërmbëdhjetë milionë vitet e fundit.
Sipas asaj që del nga një studim i kryer nga Universiteti i Kolumbisë, në Shtetet e Bashkuara, dhe i botuar në revistën Shkenca (Science), përqendrimi i CO2 në atmosferë është më i larti në katërmbëdhjetë milionë vitet e fundit.
Niveli rekord i arritur në 420 pjesë për milion (ppm), shënon një rritje prej rreth 50%, krahasuar me fundin e viteve 1700, kur ishte 280 ppm.
Perspektivat e studiuesve janë katastrofike: nga fundi i shekullit, 600 ppm mund të arrihen, apo edhe të tejkalohen, një përqendrim i aftë të shkaktojë efekte në klimën për mijëra vjet.
Mbi 80 studiues nga 16 vende punuan në studim, dhe arritën të rindërtojnë trendin e dioksidit të karbonit gjatë 66 milionë viteve të fundit, duke rishqyrtuar studimet e publikuara mbi këtë temë, pa mbledhur për këtë arsye të dhëna të reja.
Nga rindërtimi ata llogaritën tendencën e dioksidit të karbonit në një periudhë që daton 66 milionë vjet më parë, duke e krahasuar atë me të dhënat e disponueshme për temperaturat.
Studimi nxjerr në pah kështu ndjeshmërinë e sistemit të tokës, dhe parashikimin e një ngrohjeje prej 5-8 gradësh, përballë një dyfishimi të përqendrimit të CO2. Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)















Comments