AKUZOHET SE SHKAKTOI VETËVRASJEN E MERUSHE GJUZIT | ARRESTOHET BASHKËSHORTI.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Oct 21, 2023
- 1 min read

Peqin, Elbasan, Shqipëri | Autoritetet vendore të Policisë së Shtetit arrestuan sot bashkëshortin e znj. Merushe Gjuzi, e cila një ditë më parë hapi derën e mikrobuzit, dhe ndërkohë që ai ishte në lëvizje, u hodh prej tij, dhe për pasojë vdiq në vend.
Autoritetet policore vendore kumtojnë se kanë kryer hetime të thelluara për ngjarjen kriminale në fjalë, dhe kanënë ngritur ndaj bashkëshortit të znj. Gjuzi akuzë penale për “Dhuna në familje”, dhe “Shkaktimi i vetëvrasjes”.
Nëpërmjet dhunës psikologjike të ushtruar ndaj bashkëshortes së tij, 68-vjeçari dyshohet se ka ndikuar te gjendja e rënduar psikologjike e saj, e cila, në këto kushte, është vetëhedhur nga mikrobuzi.
Aktet proceduriale penale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për kryerje veprimesh të mëtejshme, të parashikuara nga legjislacioni në fuqi. Në lidhje me këtë ngjarje kriminale Agjencia Telegrafike Vox (Voks) ka botuar një shkrim që mund të gjendet duke trokitur (klikuar) këtu: https://www.007vox.com/post/merushe-gjuzi-dyshohet-se-u-vet%C3%ABhodh-nga-nj%C3%AB-mikrobus-n%C3%AB-l%C3%ABvizje-vdiq-n%C3%AB-vend Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)

















Comments