top of page
E BARDHË SHIRIT.png

AKSIDENTOI NJË 14-VJEÇAR ME AUTOMJET | ARRESTOHET 20-VJEÇARJA.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jul 23, 2023
  • 1 min read

Rruga “Teki Selenica”, Tiranë, Shqipëri | Policia e Shtetit njoftoi se një aksident automoblistik u regjistrua në rrugën “Teki Selenica”, si pasojë e dinamikës së të cilit, mbeti i plagosur një i mitur, i moshës katërmbëdhjetë (14) vjeç, i cili aktualisht ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Sipas policisë, është arrestuar një shtetase e moshës 20-vjeçare. Në lidhje me këtë ngjarje Policia e Shtetit lëshoi një deklaratë, ku informon opinionin publik se: “specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasen M. S., 20 vjeçe, banuese në Tiranë, pasi në rrugën ‘Teki Selenica’, duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar një të mitur 14 vjeç, i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox.


 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page