top of page
E BARDHË SHIRIT.png

AKSIDENT NË SHKODËR: 2 TË PLAGOSUR.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Feb 5, 2024
  • 1 min read

Shkodër, Shqipëri | Një aksident automobilistik ngjau sonte në aksin rrugor “Shkodër-Hoti i Ri”.

Kumtohet se rreth orës 18:25, drejtuesi i një motomjeti humbi kontrollin mbi të.

Të plagosur mbetën dy veta. Aktualisht jashtë rrezikut për jetën.

Njoftim | Rreth orës 18:25, në aksin rrugor “Shkodër-Hoti i Ri”, shtetasi A. M., 61 vjeç, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit dhe motomjeti ka dalë nga rruga duke u përplasur me një automjet të parkuar.

Si pasojë është dëmtuar shtetasi A. M., dhe shtetesja Sh. M., 61 vjeçe (pasagjere) të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor vazhdon veprimet në vendngjarje, për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page