AKSIDENT AUTOMOBILISTIK NË STARAVEC: VDES DANIEL SHARKA | PLAGOSET MARIGLEN LABINOTI.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Aug 10, 2023
- 1 min read

Fshati Staravec, Divjakë, Shqipëri | Rreth orës 19:45, një qytetar i identifikuar si Mariglen Labinoti, ishte duke drejtuar automjetin e llojit “Porsche”, por, për shkaqe ende të pasqaruara nga autoritetet vendore ka humbur drejtimin e tij, dhe ka përfunduar në kanalin anësor. Ky akt ka qenë fatal, pasi një tjetër qytetar me statusin e pasagjerit, i identifikuar si Daniel Sharka, i moshës rreth 30 vjeç, ka humbur jetën. Drejtuesi i automjetit nuk ka mundur të shpëtojë pa pasoja, por ka përfundur në spital. Autoritetet shtetërore gjenden në vendin e ngjarjes dhe janë të angazhuara maksimalisht për zbardhjen dhe dokumentimin shkresërisht të aksidentit fatkeq. Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

___.png)

















Comments