top of page
E BARDHË SHIRIT.png

AGJENTURA SHQIPTARE E KRIMIT ORDINER USHTRON TERROR NË ITALI | LUFTË PËR DOMINIM NË TERRITOR.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Mar 10, 2024
  • 1 min read

Frosinone, Itali | Mbrëmë, agjentura shqiptare e krimit ordiner në luftën e saj të përditëshme për të vendosur pozita sunduese në territorin e Frosinones, me qëllim kontrollin e tregtisë së narkotikëve dhe të shfrytëzimit të femrave për prostitucion, ndërmori një akt terrorist në mes të qytetit, duke përdorur armë zjarri, të shtënat e të cilave, mbollën terror dhe panik te qytetarët italianë (por jo vetëm), që ishin duke pushuar dhe darkuar në njërin nga ambientet më të njohura në qytet, i njohur si “Shake”.

Si pasojë e të shtënave me armë zjarri u vra z. Kasem Kasmi, me moshë 27 vjeç.

I akuzuar si doras, u arrestua z. Mikea Zeka, me moshë 23 vjeç, i cili, sipas autoriteteve italiane të hetimit penal ishte i shoqëruar edhe nga tre veta të tjerë, tashmë të identifikuar dhe të shpallur në kërkim policor.

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit


 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page