AGJENCIA TELEGRAFIKE VOX (VOKS) I KALOI DY MILIONË (2000000) SHIKIME NË MUAJ NË RRJETIN SOCIAL VIRTUAL “FACEBOOK” PA SPONSORIZUAR ASGJË (ZERO $ SPONSORIZIM).
- Agjencia Telegrafike Vox
- Aug 26
- 2 min read

Tiranë, Shqipëri | Tashmë, Agjencia Telegrafike Vox (Voks) i kaloi dy milionë (2000000) shikime në muaj në rrjetin social virtual “Facebook” pa sponsorizuar asgjë, zero $ sponsorizim.
Kam qenë dhe mbetem i idesë spartane se që një media të kuptohet se sa vlen, do të duhet të hyjë në botën digjitale pa sponzorizim lajmesh; botimesh; informacionesh.
Personalisht, e konsideroj kalim të suksesshëm të provës së zjarrit për median që po ngre.
Ky rezultat u arrit jo vetëm falë vizionit dhe punës time të jashtëzakonshme - këtë media e kam ngritur vetë, nga hiçi, nga asgjëja, si në rrjetin social virtual “Facebook”, ashtu edhe në ueb, duke përfshirë edhe ndërtimin nga themelet të Portalit të saj të mrekullueshëm nga ana grafike dhe nga përmbajtja e informacionit që gjendet në të - por, edhe falë Jush.
Si objektiv afatmesëm, kam që të arrij dhjetë milionë (10000000) shikime në muaj.
Si objektiv afatgjatë, kam që të arrij njëqind milionë (100000000) shikime në muaj.
Natyrisht, me ndihmën tuaj të vyer - të dashura lexuese dhe të dashur lexues.
Ju dua shumë; të gjithave/gjithëve pa përjashtim; kudo ku gjendeni - në të gjitha kontinentet e planetit Tokë.
Shënim: Për të gjithë Ju, që studioni gazetari (personalisht, nuk kam studiuar gazetari, edhe pse kam lexuar aq libra, sa po të mbledhësh njëqind nga Ju, nuk keni lexuar çerekun e librave që kam lexuar vetë; pa folur për ata që kam shfletuar përciptazi) kam disa këshilla.
Nqs e keni ndarë mendjen të ngrini median Tuaj duhet të mbani në konsideratë këto parime:
1- Mos u ndikoni nga ata që do të duan t’ju presin krahët; sidomos nga ata që ju hiqen si miq ose si mikesha; futuni drunë; verjauni kufirin te thana.
2- Ndiqni ëndrrën Tuaj.
3- Duhet të punoni shumë, shumë, dhe vetëm shumë; duhet të ndiqni lajmin; gjithmonë, duke i dhënë lajmit status informativ; jo status interpretativ, sepse, bini në subjektivizëm dhe për pasojë humbisni lexuese/s.
Publiku, do informim, nuk do interpretim!
4- Mos kërkoni dhe mos pranoni para nga:
a- Agjentura shqiptare ose e huaj e Krimit Ordiner.
b- Shërbimet e Fshehta të huaja.
c- Klasa politike sunduese gjakpirëse (pozitë dhe gjoja opozitë) dhe njëkohësisht nga bashkëpunëtorja e saj e ethshme dhe super kriminale e njohur rëndom si Oligarkia; po i shkelët këto rregulla, do të duhet të lehni për to/ta; do të duhet të bëheni goret dhe bushtrat e tyre.
5- Për Amerikën (ShBA-ës) thoni nga një llaf të mirë sa herë që të mundeni; por, me karar, sepse, përndryshe, do të bini në servilizëm dhe në përqeshje.
6- Paranë do të duhet ta kërkoni në botën digjitale; çdo trokitje (klikim) te faqja ose Portali Juaj do të përkëthehet në para, në para të ndershme dhe të fituara me nder; me djersën e ballit - ashtu siç thotë një shprehje e tabanit tonë kombëtar.
Kaq.
Ju shkoftë mbarë!
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments