top of page
E BARDHË SHIRIT.png

PËRSE NUK THUHET E VËRTETA PËR DJEGIEN E SHQIPËRISË?

  • Writer: Erton Duka
    Erton Duka
  • Aug 15
  • 3 min read
ree

Tiranë, Shqipëri | Edhe këtë sezon zjarresh goret dhe bushtrat e Agjitpropit të Klasës Politike Sunduese gjakpirëse po dezinformojnë mbi shkaqet e rënies së zjarreve anë e mbanë Shqipërisë.


Qytetarë shqiptarë që jetojnë në zonat e thella të Shqipërisë ndihen të diskriminuar, të poshtëruar, të harruar, jetimë, nga shteti dhe nga pushteti, por, dhe nga gjoja opozita.


Në zonat e tyre të banimit jetohet më keq se në Mesjetë:

1- Nuk ka rrugë normale (sidomos në dimër situata është katastrofike).

2- Nuk ka ujësjellësa (nuk shtrohen tuba llastiku me një mijë lekë të vjetëra të qelbura për metër linear për të çuar ujin në banesat e tyre).

3- Nuk ka kanalizime (ende në fshatëra veprohet me gropa septike).

4- Nuk ka shërbime shtetërore efikase.

5- Nuk ka shërbime postare efikase.

6- Nuk ka jetë sociale, kulturore (të vetmet argëtime konsiderohen ahengjet e dasmave; a e keni dëgjuar se si buçasin altoparlantët kur bëhen dasma në fshatëra? Muzika në kupë të qiellit. Për cilindo që marr pak erë nga punët e shoqërisë - që ka studiuar sado pak sociologji - ky është tregues i etjes së skajshme për jetë sociale).

7- Nuk ka njerëz të ndershëm institucionalë që të merren me menaxhimin e problemeve që ata kanë.

8- Nuk ka zgjidhje të problemeve dhe të konflikteve që ata kanë me njëri-tjetrin, për çështje nga më ordineret, gjer te ato më parimoret.


Në mendjet dhe në shpirtrat e tyre ka mllef, urrejtje, neveri, ndaj pjesës së shoqërisë që jeton padrejtësisht dhe kriminalisht më mirë se ata (që është e privilegjuar njëanëshmërisht në zona ku ndihet dhe shihet dora e shtetit), ka dëshirë të ethshme dhe të atypëratyshme për hakmarrje, e cila, manifestohet me zjarrvënie.


Pikërisht kjo pabarazi bën që ata, të harruarit, të mjerët, të shtypurit, t’i venë zjarrin Shqipërisë; t’i djegin pyjet me gjithë ç’ka ato kanë brenda tyre.


Dëgjova një gazetar kopil politik bolshevik që thoshte se ndaj zjarrvënësve duhen aplikuar dënime me 30 vjet burg!


Po mirë more, byth*q*irë, përse nuk thua se fillimisht dënimi me 30 vjet burg do të duhet aplikuar ndaj atyre që nuk e ndajnë Buxhetin e Shtetit pa bërë dallime dhe diskriminime krahinore? Përse nuk e thua këtë, o morr i kuq?


Përse nuk thua se dënimi me 30 vjet burg do të duhet aplikuar ndaj atyre që nuk bëjnë investime në Veriun e Shqipërisë?


Krahasoni një fshat të Tiranës me një fshat të Gramshit. Fshatërat e Tiranës në raport me ato të Gramshit janë mini-qyteza, ndërkohë që ato të Gramshit janë ku thërret qameti.


Po përse çfarë kanë më shumë shqiptarët që jetojnë në fshatërat e Tiranës që të jetojnë më mirë në kuptimin urban të fjalës se shqiptarët që jetojnë në fshatërat e Gramshit, të Delvinës, të Pogradecit, apo atje në Theth - ku dora e shtetit është tejet e rreptë (të vjen polici me kallash, me armë të gjatë lufte, ashtu siç ushtari ukrainas shkon në front për të luftuar armikun rus, të vjen shefi i IKMT-së dhe të shan nga maja e fadromës me shprehjen: të q*fsha robt) për të zbatuar ligjet, por, nuk ndihet fare kur vjen puna për të bërë investime në infrastrukturë?


A e morët vesh ore, dudukë?


Këtu e ka burimin origjina e 90% e zjarreve; te hakmarrja shoqërore.


Nuk e le pyllin fshatari gramshiot që të vejë oligarku barkderr (a e keni vënë re sa sa barkderra janë oligarkët; derra të vërtetë, që nuk ngopen me gjë të gjallë, hanë e pinë si të ishin derra majmërie, sidomos njëri që bën video që i boton në rrjetet sociale virtuale duke bërtitur si shpellar, që e hap gojën si hipopotam e që pëllet si gomar mashkull) e ta marri për 1 € për metër katëror si investitor strategjik.


Fshatari gramshiot të jep ujë në bisht të lugës; ta bën tetën pa e marrë vesh fare se si ta ka bërë, të bën që ta shohësh që është mulli me erë, por, që të mos e marrësh vesh fare se nga i vjen uji.


Një pjesë e shoqërisë hakmerret kundër pjesës tjetër të shoqërisë dhe do të hakmerret edhe në të ardhmen; hakmarrja dhe zjarrvënia në Shqipëri do të mbarojë atëhere kur Buxheti i Shtetit të ndahet njësoj për të tërë; pa bërë dallim për shqiptarin që jeton në fshatërat e Tiranës me shqiptarin që jeton në fshatërat e humbura të Shqipërisë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page