EDI RAMA PO PËRPIQET TA DESTALINIZOJË MEDIAN SHQIPTARE | I DUHET NGRITUR DHE PIRË NJË DOLLI ME FUND ME RAKI KUMBULLE TË ZIER DY HERË.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Aug 9
- 2 min read

Tiranë, Shqipëri | Autoritetet shtetërore rrethuan objektet e një sërë enteve mediatike në zotërimin e një prej subjekteve që bën pjesë në Klubin e Oligarkisë gjakpirëse shqiptare.
Nga burime të hapura kumtohet se ky akt lidhet me mosmarrëveshjet dhe me hatërmbetjet midis krahut pushtetmbajtës të Klasës Politike Sunduese gjakpirëse dhe një prej subjekteve të Oligarkisë famëkeqe të Shqipërisë, për çështje që lidhen me vijat editoriale kritike të këtyre enteve mediatike, në raport me mënyrën se si qeveris subjekti politik pushtetmbajtës Partia Socialiste e Shqipërisë.
Shtrohet pyetja se përse pushteti politik ka kaq shumë mundësi që të trysnojë dhe të ndërpresë punën e këtyre enteve mediatike?
Përgjigja është shumë e thjeshtë.
Këto ente mediatike ngrihen dhe funksionojnë mbi objekte që janë ndërtuar me punë të detyruar (ose jo) nga qytetarët shqiptarë gjatë viteve të Diktaturës titisto-stalisto-mao ceduniste.
Objekte të cilat janë shtënë në dorë nga individë të ndryshëm me lidhje të forta me ish-Nomenklaturën e lidhur politikisht me Beogradin, me Moskën dhe me Pekinin.
E thënë me fjalë të thjeshta, individë që nuk kanë pasur asgjë, thjesht me duar në xhepa, por, që kanë pasur ide biznisi (ashtu siç mund t’i kenë pasur me dhjetëra mijëra shqiptarë të ndershëm), duke u mbështetur mbi kontrata shtetërore tejet të dyshimta dhe të përfituara pa gara të hapura dhe të lira, me afate kohore tejet të gjata, shtinë në dorë pasurinë kombëtare dhe e përdorën për të ngritur ente mediatike fitimprurëse (biznise).
Më vonë këto ente mediatike flirtuan me mbarë Klasën Politike Sunduese gjakpirëse, në raste të caktuara edhe e kërcënuan dhe e shantazhuan atë me materiale kompromentuese - të prodhuara prej tyre kryesisht duke u mbështetur mbi fakte të padiskutueshme që lidhen me keqqeverisjen dhe keqadministrimin e institucioneve të Republikës së Shqipërisë, keqqeverisje dhe keqadministrime që i kanë shkaktuar miliarda € dhe $ dëme buxhetit të shtetit shqiptar.
I duhet sqaruar publikut se:
1- Në Shqipëri, nuk ka asnjë ish-të burgosur politik (ata kanë qenë dhe mbeten heronjtë e Fjalës së Lirë - jo ish-spiunët dhe ish-bashkëpunëtorët e ish-bandës kriminale të njohur si ish-Sigurimi i Shtetit) që të ketë ent mediatik në zotërimin e tij, i cili, të jetë i ngritur mbi ish-objekte në zotërimin e shtetit.
2- Në Shqipëri, ish-subjekti politik nacionalist kundërshtar i betuar i Moskës dhe i Beogradit, Balli Kombëtar, nuk ka asnjë ent mediatik në zotërimin e tij, i cili, të jetë i ngritur mbi ish-objekte në zotërimin e shtetit.
3- Në Shqipëri, ish-subjekti politik nacionalist kundërshtar i Moskës dhe i Beogradit, Familja Mbretërore shqiptare (Lëvizja e Legalitetit), nuk nuk ka asnjë ent mediatik në zotërimin e saj, i cili, të jetë i ngritur mbi ish-objekte në zotërimin e shtetit.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)

















































Comments