AGJENCIA AMERIKANE E LAJMEVE “AP”: IZRAELI PO NDËRTON NJË STRUKTURË NË QENDRËN BËRTHAMORE TË DIMONËS; ASNJË KOMENT ZYRTAR NGA IZRAELI; AS NGA SHBA-ës.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Sep 4
- 1 min read

Jeruzalem, Izarel | Sipas agjencisë amerikane të lajmeve “AP”, pamjet satelitore të analizuara nga shtatë ekspertë tregojnë fillimin e punimeve ndërtimore në qendrën e kërkimit bërthamor Dimona, e njohur si shtëpia e arsenalit atomik të Izraelit.
Izraeli nuk bëri koment.
Tre nga studiuesit besojnë se është një reaktor i ri me ujë të rëndë, i aftë të prodhojë plutonium dhe materiale të nevojshme për armë bërthamore.
Katër të tjerë pajtohen me këtë mundësi, por gjithashtu ngrenë mundësinë që vendi i ndërtimit të jetë i destinuar për një uzinë montimi armësh.
Z. Xhefri Ljuis (Jeffrey Lewis), një ekspert në Institutin Midllbëri (Middlebury), shpjegoi për agjencinë e lajmeve “AP” se është e vështirë të imagjinohet të jetë diçka tjetër përveç një reaktori, edhe nëse vlerësimi mbetet rrethanor.
Izraeli konsiderohet e vetmja fuqi bërthamore në Lindjen e Mesme, por vazhdon të mbajë një politikë paqartësie, duke mos konfirmuar dhe as mohuar posedimin e armëve bërthamore.
Shtëpia e Bardhë gjithashtu zgjodhi të mos u përgjigjet kërkesave për sqarime.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments