top of page
E BARDHË SHIRIT.png

AFGANI I PLAGOSUR NË MALËSI TË MADHE THA SE U PLAGOS NGA SHQIPTARËT ME TË CILËT KISHTE HYRË NË PAZAR

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Oct 15, 2023
  • 1 min read

Malësi e Madhe, Shkodër, Shqipëri | Tetë veta kanë shoqëruar në komisariat strukturat vendore të policisë, të cilët, dyshohet se kanë lidhje me ngjarjen e djeshme kriminale ku mbeti i plagosur një afgan, me moshë 17 vjeç, me shkronjat nistore të gjeneraliteteve A.Z.


Policia vendore e kishte shumë të vështirë komunikimin me ta, për shkak se ata nuk ishin në gjendje të flisnin asnjë gjuhë të huaj përveç afganishtes (gjuhës amtare).


Pas gjetjes së një përkthyesi, afganët kanë deklaruar se janë sulmuar nga një grup shqiptarësh.


I plagosuri dhe tre shokët e tij mësohet se janë emigrantë ilegalë, të cilët, po përpiqeshin që të kalonin në mënyrë të paligjshme nga Shqipëria drejt Malit të Zi, me destinacion vendet e Bashkimit Europian.


Mbështetur mbi këtë synim të tyrin, kalimin e tyre drejt territorit të Malit të Zi, e kanë marrë përsipër disa qytetarë të Republikës së Shqipërisë.


Nga sa më sipër, dyshohet se konflikti ka lindur sepse ka pasur keqkuptime, rreth shumës së të hollave, që afganët do të duhej t’u paguanin udhërrëfyesve shqiptarë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page