ADMINISTRATA TRAMP (TRUMP) PO SHKON DREJT SHFUQIZIMIT TË AKTEVE LIGJORE TË LIDHURA ME KLIMËN (TË NGRITURA NË FUQI NGA ADMINISTRATAT E MAJTA).
- Agjencia Telegrafike Vox

- 7 hours ago
- 2 min read

Uashington, Amerikë | Presidenti Danlld Tramp (Donald Trump) po bëhet gati për ndryshime qëndrimesh ligjore për çështejet e lidhura me klimën.
Sipas një raporti ekskluziv nga enti mediatik “Wall Street Journal” Presidenti Danlld Tramp (Donald Trump) po përgatitet në mënyrë efektive këtë javë për të fshirë një zbulim shkencor që mbështeti pjesën më të madhe të politikave mjedisore të miratuara gjatë administratës së ish-Presidentit Bërak Ëobamë (Barack Obama).
Zbulimi i Rrezikut i vitit 2009 përcaktoi se gjashtë gazra serrë, përfshirë dioksidin e karbonit dhe metanin, rrezikojnë shëndetin publik dhe mirëqenien duke nxitur ndryshimet klimatike.
Ky përfundim buroi nga një vendim i Gjykatës së Lartë i vitit 2007, Mesëçusets (Massachusetts) kundër Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit, i cili, i përcaktoi gazrat serrë si ndotës, sipas Aktit të Ajrit të Pastër, duke i dhënë mandat EPA-s të përcaktojë nëse ato përbënin rrezik për shëndetin dhe mirëqenien publike.
Që nga viti 2009, ky konstatim është përfshirë jo vetëm në Aktin e Ajrit të Pastër, i cili, rregullon emetimet e automjeteve, por edhe në shumë ligje të tjera mjedisore.
Si pasojë, shfuqizimi i tij do të hiqte menjëherë kërkesën për standardet federale të emetimeve të gazrave serrë.
“Ky është akti më i madh i derregullimit në historinë e Shteteve të Bashkuara”, tha Administratori i Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit, Li (Lee) Zeldin - për entin mediatik “Wall Street Journal”.
Organizatat dhe studiuesit e ndryshimeve klimatike kanë paralajmëruar se ky veprim është jashtëzakonisht i rrezikshëm dhe mund të hapë rrugën për çmontimin e politikave të tjera mjedisore në Shtetet e Bashkuara.
Që kur u kthye në Shtëpinë e Bardhë, Presidenti Tramp (Trump) është përpjekur të shfuqizojë rregulloret që aleatët e tij në industrinë e naftës dhe gazit i kanë quajtur tepër të rënda.
Në më shumë se një rast, presidenti amerikan i ka quajtur lëndët djegëse fosile jetësore për ekonominë dhe sigurinë kombëtare, duke argumentuar se mbështetja në rritje tek ato do të ndihmojë në uljen e çmimeve të energjisë, duke përmbysur praktikisht dekada studimesh dhe kërkimesh mjedisore.
Presidenti Tramp (Trump) gjithashtu ka shprehur shpesh bindjen e tij se ngrohja globale është mashtrim.
Për më tepër, në ditët e ardhshme, ai pritet të nënshkruajë një urdhër ekzekutiv që i kërkon Pentagonit të blejë energji elektrike nga termocentralet me qymyr.
Administrata synon të ndajë fonde për pesë termocentrale me qymyr në Virxhinian Perëndimore, Ohajo, Karolinën e Veriut dhe Kentaki për rivënien në punë dhe modernizimin e objekteve.
Ky angazhim do t'i japë Presidentit Tramp (Trump) çmimin prestigjioz “Kampioni i Padiskutueshëm i Qymyrit” nga Klubi i Qymyrit të Uashingtonit, një grup pro-qymyrit me lidhje me industrinë e lëndëve djegëse fosile.
Vendimi për të shfuqizuar vlerësimin e adminsitratës së ish-Presidentit Obama mund të krijojë gjithashtu pasiguri të reja për kompanitë me operacione globale, të cilat, janë të bllokuara midis standardeve më të ulëta mjedisore në vend dhe rregulloreve më të rrepta të emetimeve jashtë vendit.
Grupet mjedisore kanë njoftuar tashmë se do të luftojnë në gjykatë dhe ka të ngjarë të duhen vite që mosmarrëveshja të zgjidhet.
Mbetet për t'u parë nëse administrata do të jetë në gjendje të zbatojë rregullat e reja ndërkohë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)




















Comments