PAPA LEO XIV-të: DISA NUK KANË VULLNET POLITIK PËR ÇËSHTJET E KLIMËS; KRIJIMI PO BËRTET; MOS I MOHONI PASOJAT E NDRYSHIMEVE KLIMATIKE.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 6 days ago
- 2 min read

Vatikan | “Krijimi po bërtet përmes përmbytjeve, thatësirave, stuhive dhe nxehtësisë së pamëshirshme.
Një në tre njerëz jeton në situata të cenueshmërisë së madhe për shkak të ndryshimeve klimatike, dhe injorimi i këtyre njerëzve është një mohim i njerëzimit tonë të përbashkët.
Ka ende kohë për ta mbajtur rritjen e temperaturës globale nën 1.5 gradë, por kjo dritare po mbyllet”.
Papa Leo XIV-të e tha këtë në një mesazh video, duke denoncuar se:
1- “Duhet të jemi të sinqertë; nuk është Marrëveshja e Parisit që po dështon, jemi ne që po dështojmë në përgjigjen tonë. Ajo që mungon është vullneti politik i disave”.
“Përshëndes Kishat e veçanta të Jugut Global të mbledhura në Muzeun e Amazonës në Belem - filloi Papa Leo XIV-të - në mesazhin video, teksti i të cilit u botua nga zyra e shtypit e Vatikanit, dhe bashkohem me zërin profetik të vëllezërve të mi kardinalë që morën pjesë në COP30, duke i thënë botës me fjalë dhe gjeste se rajoni i Amazonës vazhdon të jetë një simbol i gjallë i krijimit që ka nevojë urgjente për kujdes”.
Duke përmendur numrin e atyre që preken nga ndryshimet klimatike, Papa Leo XIV-të shpjegon se për ta, nuk është një kërcënim i largët dhe injorimi i këtyre njerëzve do të thotë mohimi i njerëzimit tonë të përbashkët.
“Si kujdestarë të krijimit të Zotit, ne jemi të thirrur të veprojmë shpejt, me besim dhe profeci, për të mbrojtur dhuratën që Ai na ka besuar.
Udhëheqja e vërtetë, do të thotë shërbim dhe mbështetje në një shkallë që vërtet bën një ndryshim.
Veprimi më i fortë për klimën do të krijojë sisteme ekonomike më të forta dhe më të barabarta.
Veprimi dhe politikat më të forta për klimën janë njëkohësisht një investim në një botë më të drejtë dhe të qëndrueshme.
Le të ecim përkrah shkencëtarëve, udhëheqësve dhe pastorëve të çdo kombi dhe besimi.
Ne jemi kujdestarë të Krijimit, jo rivalë për plaçkën e tij.
Së bashku, le të dërgojmë një sinjal të qartë global; kombe që mbështesin Marrëveshjen e Parisit dhe bashkëpunimin për klimën me solidaritet të palëkundur.
Le të mbahet mend ky Muze i Amazonës si vendi ku njerëzimi zgjodhi bashkëpunimin mbi ndarjen dhe mohimin”, tha Papa Leo XIV-të.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)






































Comments