top of page
E BARDHË SHIRIT.png

ABU MAZENI MBUSHI 90 VJEÇ DUKE U BËRË NJË NGA UDHËHEQËSIT POLITIKË MË TË VJETËR NË BOTË.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Nov 15, 2025
  • 2 min read

Gazë | Duke u përballur me tragjedinë e Gazës së shndërruar në rrënoja dhe duke kërkuar të ndërtojë një shtet modern në Palestinë, ndërkohë që përpiqet të rivendosë qendrën e Autoritetit Palestinez (PNA), president i të cilit është pikërisht për 20 vjet; kështu arriti z. Abbas në ditëlindjen e tij të 90-të, ndërsa vazhdoi përpjekjet e tij për të fituar mbështetje për kauzën e tij, duke përfshirë edhe misione të tilla si ai i javës së kaluar në Romë, ku u takua me Papa Leo XIV-të, Presidentin e Republikës së Italisë Serxho Matarela (Sergio Mattarella) dhe Kryeministrren e Republikës së Italisë Xhorxha (Giorgia) Meloni.


Së bashku me Presidentin e Kamerunit Poll Bia (Paul Biya), 92 vjeç; me Mbretin e Arabisë Saudite Salman bin Abdulaziz Al Saud, me moshë 89 vjeç, ai është aktualisht ndër udhëheqësit politikë më të vjetër në botë.


I lindur më 15 nëntor 1935 në Safed, një qytet që tani ndodhet në Izrael, pas vitit 1948 Abu Mazeni u vendos me familjen e tij në Siri, ku u diplomua në Drejtësi në vitin 1958.


Midis viteve 1957 dhe 1970, ai punoi në Ministrinë e Arsimit në Katar.


Ai ishte ndër themeluesit e partisë Fatah, duke u bërë anëtar i Komitetit të saj Qendror në vitin 1964.


Në vitin 1982, ai mori një doktoraturë në histori nga Universiteti i Moskës dhe në vitin 1996, u zgjodh sekretar i Komitetit Ekzekutiv të Organizatës për Çlirimin e Palestinës.


Si përfaqësues i OÇP-së, ai mori pjesë në disa momente vendimtare në historinë e konfliktit izraelito-palestinez, siç ishin bisedimet e paqes në Madrid në vitin 1991 dhe bisedimet e paqes në Oslo në muajin gusht të vitit 1993, të cilat, u ratifikuan në Uashington në mujain shtator.


I emëruar Kryeministër i Autoritetit Kombëtar Palestinez në vitin 2003, ai u zgjodh president dy vjet më vonë.


Prioritetet aktuale - tha z. Abbas gjatë takimit të tij dy-ditor në Romë më 6-7 nëntor, janë një angazhim për reforma dhe zgjedhje brenda një viti nga përfundimi i konfliktit të Gazës”.


Ai shpjegoi si atëherë ashtu edhe gjatë një vizite në Paris ditët në vijim se Hamasi nuk do të ketë asnjë rol në këtë proces.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page