9 AKUZA TË REJA PENALE PËR DJALIN E PRESIDENTIT AMERIKAN | NUK KA PAGUAR TAKSAT.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Dec 8, 2023
- 1 min read

Uashington, Amerikë | Janë 9 akuza të reja penale me të cilat do të duhet të përballet djali i presidentit të Shteteve të Bashkuara, Hantër Baidn (Hunter Biden).
Akuzat e reja penale të ngritura nga prokurori special deivid Ueis (David Weiss) vazhdojnë të jenë krime tatimore.
Sipas prokurorëve, ai ishte i përfshirë në një skemë mashtruese katërvjeçare, për të shmangur pagesën e rreth 1.4 milion dollarë, në taksat federale, që i detyroheshin për vitet tatimore 2016-2019, dhe nga janari 2017 deri në 2020, dhe për t'iu shmangur vlerësimit të taksave për vitin fiskal 2018.
Prokurori Ueis (Weiss) akuzon djalin e presidentit amerikan se ka shpenzuar miliona dollarë për një mënyrë jetese ekstravagante në vend që të paguajë taksa.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)

















Comments