top of page
E BARDHË SHIRIT.png

FSHATI RRILË; LEZHË | GERARDO NDOKA; ELISEO NDOKA; KEVIN NDOKA U SHPALLËN NË KËRKIM POLICOR; DORAS NË PËRPJEKJEN PËR VRASJEN E SOKOL DACIT DHE MERANDO NIKULAJT.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 1 day ago
  • 2 min read

Fshati Rrilë, Lezhë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit shpallën në kërkim policor:

1- Z. Gerardo Ndoka.

2- Z. Eliseo Ndoka.

3- Z. Kevin Ndoka.

4- Një tjetër subjekt - gjeneralitetet e të cilit tash për tash po mbahen konfidenciale, nga autoritetet vendore të hetimit penal.


Ata konsiderohen doras në të shtënat me armë zjarri ku mbetën të plagosur:

1- Z. Sokol Daci.

2- Z. Merando Nikulaj.

Pamje fotografike amatore nga vendi i ngjarjes kriminale
Pamje fotografike amatore nga vendi i ngjarjes kriminale

Lajm në përditësim, ... 👇👇👇


Njoftim | Lezhë.


Vijojnë veprimet e thelluara hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes së ndodhur në Rrilë.


Në lidhje me ngjarjen e ndodhur më datë 01.02.2026, rreth orës 21:00, në fshatin Rrilë, Njësia Administrative Shënkoll, bashkia Lezhë, ku mbeti i plagosur me armë zjarri një shtetas, Grupi i Posaçëm Hetimor i DVP Lezhë, nën drejtimin e Prokurorisë, ka vijuar intensivisht hetimet me qëllim zbardhjen e ngjarjes, dokumentimin ligjor, identifikimin dhe kapjen e autorëve.


Në vijim të veprimeve u ekzekutua urdhri i ndalimit, i lëshuar nga Prokurori, për shtetasin B. K., 24 vjeç, banues në fshatin Dragushë, Njësia Administrative Dajç, Bashkia Lezhë, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.


Nga tërësia e veprimeve hetimore e procedurale, ka rezultuar se si të dyshuar në këtë ngjarje janë përfshirë shtetasit G. N., E. N., K. N. dhe M. N., të cilët janë shpallur në kërkim.


Grupi i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë Lezhë, vijon punën për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes.


Për shkak të hetimeve, nuk jepen të dhëna të tjera.


Vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim.


Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, në ngarkim të shtetasve G. N., E. N., K. N. dhe M. N., të dyshuar për veprat penale “Vrasje me dashje, e mbetur në tentativë” dhe “Mbajtje pa leje të armëve të zjarrit dhe municionit dhe lëndëve shpërthyese”, si dhe në ngarkim të shtetasit B. K., i dyshuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

Pamje fotografike amatore nga vendi i ngjarjes kriminale
Pamje fotografike amatore nga vendi i ngjarjes kriminale

Z. Sokol Daci | Pamje fotografike amatore nga vendi i ngjarjes kriminale
Z. Sokol Daci | Pamje fotografike amatore nga vendi i ngjarjes kriminale
Pamje fotografike amatore nga vendi i ngjarjes kriminale
Pamje fotografike amatore nga vendi i ngjarjes kriminale

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

bottom of page