top of page
E BARDHË SHIRIT.png

580-VJETORI I BESËLIDHJES SË LEZHËS | PRESIDENTI BEGAJ PRITI DELEGACIONIN E ARBËRESHËVE TË ITALISË.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Mar 2, 2024
  • 2 min read
ree

Tiranë, Shqipëri | Presidenti i Republikës së Shqipërisë Bajram Begaj priti sot në një takim zyrtar një delegacion arbëreshësh nga Italia.

Delegacioni ka ardhur me qëllim përkujtimin e 580-vjetorit të Besëlidhjes së Lezhës.

Delegacioni ka ardhur me ftesë të presidentit Begaj.

Delegacioni përbëhet nga drejtues të bashkive dhe komunave ku jetojnë arbëreshët, personalitete të kulturës, sipërmarrës tregtarë, përfshirë drejtues të shoqatave që kanë luajtur një rol të rëndësishëm për bashkësinë arbëreshe në Itali.

Akti i presidentit Begaj është i pari i kësaj natyre, për mbledhjen e arbëreshëve në ceremoninë e nderimit të Besëlidhjes së 2 Marsit 1444, si një mesazh për nevojën e bashkimit mes shqiptarëve përballë sfidave të sotme.

Mirë se erdhët në shtëpinë tuaj! Ky është institucioni i Presidentit të Republikës, dhe ju jeni në shtëpinë tuaj. Është kënaqësi t’ju pres sot në Shqipëri. Jemi vend i vogël po me zemër të madhe. Kemi bujarinë, mikpritjen, vlera të njëjta me atë të Italisë mike, e cila, u bë shtëpia juaj e re, 6 shekuj më parë, ndërsa, për shqiptarët e pas viteve 1990 Italia është shtëpia e dytë për ta”, deklaroi presidenti Begaj gjatë fjalës së tij, drejtuear miqve që kishin bujtur në presidencën e Republikës.

580 vite më parë Heroi Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, dhe të gjithë përfaqësuesit nga krahinat e ndryshme shqiptare, u bashkuan dhe dhanë besën në ditë të vështira, për të përballuar sfidat e ndryshme të kohës. Sot, është një ditë e veçantë, për ta kujtuar atë moment, për faktin se sfidat tona të reja përballohen së bashku, jo vetëm për ne si bashkëatdhetarë e patriotë, por, edhe me partnerët tanë”, shtoi më tej presidenti Begaj.

Po jetojmë kohë të vështira. Sapo dolëm nga një periudhe e pandemisë. Luftë është duke vazhduar në Ukraine, situatë jo e këndshme në Lindjen e Mesme, dhe kjo kërkon që ne të jemi bashkë për të zgjidhur gjërat. Mendoj se sot është ditë e veçantë edhe për të falënderuar Italinë mike, pasi që ju dha mundësinë juve, parardhësve tuaj të mbani gjallë vlerat e shqiptarisë, kulturën, identitetin, gjuhën. Italia mike ka qenë afër Shqipërisë në periudha të vështira të saj. Dhe aktualisht është avokatja më e mirë e Shqipërisë për rrugëtimin e anëtarësimit të saj në BE. Marrëdhëniet shumë të mira politike janë përkthyer në marrëdhënie shumë të mira ekonomike”, tha më tej presidenti Begaj.

Ju falënderoj shumë që jeni pjesë e këtij gëzimi të ditës së sotme. Në shenjë të kësaj vizite kam përgatitur një dhuratë: një monedhë që përfaqëson Shqipërinë. Nga nga njëra anë është Shqiponja e Skënderbeut, nga ana tjetër ka një shtëpi që gjendet në malet në Veri të Shqipërisë. Me këtë duke ju referuar një proverbi të vjetër tonin: ‘Shtëpia e Shqiptarit është e Zotit dhe e mikut’ ju ftoj edhe një herë të shijoni këtë vizitë, e të ndjeheni si në shtëpinë tuaj”, përfundoi ligjërimin e tij presidenti Begaj.

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

ree

ree

ree

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page