45 VENDIME GJYQËSORE TË LIDHURA ME SHQIPËRINË TË SHQIPTUARA NGA GJYKATA EUROPIANE E TË DREJTAVE TË NJERIUT.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jun 21, 2024
- 2 min read
Tiranë, Shqipëri | Avokatura e Shtetit raportoi se në vitin 2023 ishin të paktën 47 çështje për të cilat Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut dha vendim sa i takon pretendimeve që palët kishin kundër shtetit shqiptar.
Sipas raportit të vitit 2023, këto pretendime kanë rezultuar me një dhënie shpërblimi 279 mijë €, një shumë dukshëm më e ulët se totali i synuar.
Për periudhën kohore janar-dhjetor të vitit 2023, Gjykata Europiane për të Drejtat e Njeriut ka dalë me 47 çështje vendime për 75 kërkesa.
“Në këto çështje kërkuesit gjatë gjykimit kanë kërkuar shpërblimin e së drejtës financiare prej 2 miliardë lekësh, ndërsa Gjykata ka pranuar në total një shpërblim të drejte në vlerën 29 milionë lekë apo 279 mijë €”, thuhet në raport.
Referuar vendimeve rezulton se në 18 vendime janë pranuar kërkesat dhe janë konstatuar shkelje nga ana e gjykatës.
Në 16 vendime kërkesat janë shpallur të papranueshme ndërsa në 1 vendim kërkesat janë shpallur të pranueshme, duke vendosur se nuk ka shkelje.
Në 7 vendime është vendosur nxjerrja e çështjeve jashtë listës së gjykimeve duke pranuar deklaratat e zgjidhjes me pajtim të nënshkruar nga palët.
Në pesë vendime është vendosur nxjerrja e çështjeve nga lista e gjykimit duke qenë se kërkuesit nuk kanë shprehur interes për ndjekjen e çështjes.
Dokumenti vlerëson se gjatë vitit 2023 janë trajtuar çështje përsa i përket:
1- Mbrojtjes dhe përfaqësimit në GJEDNj.
2- Hartimit dhe dërgimit të informacionit për ekzekutimin e vendimeve të Departamentit të Ekzekutimeve të Vendimeve në GJEDNj dhe Komitetit të Ministrave të Ki-E-së.
“Në përfaqësimin pranë gjykatës për këtë vit janë trajtuar gjithsej 29 çështje të cilat kanë pasur në fokus të tyre kryesisht procesin e rregullt ligjor (neni 6 Konventës” si dhe të drejtën e pronës (neni 1 Protokolli 1).
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)







































Comments