4 QERSHOR I VITIT 1960: NË JANINË U MBAJT NJË TUBIM NË FORMË PROTESTE KUNDËR SHTABIT TË PËRGJITHSHËM USHTARAK ITALIAN DHE KUNDËR NATO-s SEPSE NJË RAPORT NJOHU EPIRIN SI SHQIPTAR.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Apr 24
- 1 min read

Janinë, Greqi | Rreth 5 mijë veta u tubuan në formë proteste në një demonstratë anti-italiane dhe anti NATO në qytetin e Janinës, më 4 qershor të vitit 1960 me parrulla të ndryshme ku shkruhej “Epiri, Greqi” + “Sicilia, ne mendojmë se është greke”.
Tubimi ishte produkt i një raporti të dorëzuar në NATO nga Shtabi i Përgjithshëm Ushtarak Italian, ku thuhej se pjesë të Epirit etnologjikisht janë shqiptare.
Pranimi i këtij raporti nga NATO, shkaktoi indinjatë të gjerë në të gjithë Greqinë dhe qeveria greke kërkoi me forcë tërheqjen e dokumentit dhe njohjes të këtij raporti nga NATO.
Italia më vonë shprehu keqardhjen e saj dhe e tërhoqi dokumentin nga presionet e shumta të aleatëve të ndërmarra ndaj saj.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments