3 TË VDEKUR + 21 TË PLAGOSUR NË SULMET AJRORE RUSE NË GJASHTË RAJONE TË UKRAINËS.
- Agjencia Telegrafike Vox 
- 8 hours ago
- 1 min read

Kiev, Ukrainë | “Tre veta u vranë dhe 21 të tjerë u plagosën pas sulmeve ruse në rajonet e Khersonit, Donetskut, Sumit, Kharkivit, Kievit dhe Zaporizhias”, sipas autoriteteve vendore, të cituara nga enti mediatik “Ukrainska Pravda”.
Në rajonin e Khersonit, trupat ruse sulmuan infrastrukturën, duke plagosur 12 veta, përfshirë dy fëmijë.
Në rajonin e Donetskut, dy banorë të Druzhkivka dhe Kryvyi Rih vdiqën.
Shtatë veta të tjerë u plagosën.
Në Sumi, rusët përdorën bomba ajrore, dronë, artileri, mortaja dhe granatahedhës.
Një burrë vdiq në komunitetin e Junakivskës.
Trembëdhjetë u plagosën në Zaporizhia.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)




















































Comments