KIEV | SHKOI NË 3 NUMRI I TË VDEKURVE NGA SULMET BALISTIKE RUSE; I TË PLAGOSURVE 10.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 11 hours ago
- 1 min read

Kiev, Ukrainë | Një person tjetër ka vdekur në Kiev pas sulmit balistik rus mbrëmë, ndërsa numri i të plagosurve është rritur në dhjetë.
Moska e shënjestroi kryeqytetin me sulme gjatë natës, duke dëmtuar ndërtesa dhe shtëpi në disa lagje.
Sulmet me dronë dhe raketa ruse kanë vrarë të paktën tre veta.
Sipas raporteve fillestare, sulmi shkaktoi thyerje dritaresh, dëmtime makinash dhe një krater në oborrin e një ndërtese banimi.
Ekipet e shpëtimit po punojnë ende për të përcaktuar nëse ka ndonjë problem tjetër në kryeqytetin ukrainas.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments