top of page
E BARDHË SHIRIT.png

KIEVI: NJË UZINË KIMIKE RUSE U GODIT ME RAKETA STORM SHADOW.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Oct 22
  • 2 min read
ree

Kiev, Ukrainë | Forcat ukrainase kryen një sulm gjatë 24 orëve të fundit në uzinën kimike Briansk, në jugperëndim të Moskës, një strukturë kyçe brenda kompleksit ushtarako-industrial të Rusisë”, tha Shtabi i Përgjithshëm në Kiev në rrjetin social virtual Facebook.


Mediat ukrainase, përfshirë “Ukrinform”, e përmendën sulmin si një sulm të kombinuar ajror dhe raketor në shkallë të gjerë që përdori gjithashtu raketa kruz me rreze të gjatë veprimi (britanike Storm Shadow) të lëshuara nga avionë.


Raketat - vazhdon raporti - depërtuan me sukses sistemin rus të mbrojtjes ajrore”.


Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës shpjegon se dëmi në objektin e Briansk-ut është masiv, megjithëse përcaktimi i tij është ende duke u verifikuar.


Uzina kimike e Briansk-ut është një pjesë e madhe e industrisë ruse të mbrojtjes.


Uzina prodhon barut, eksplozivë dhe përbërës të karburantit për raketa që përdoren në municionet dhe raketat që Rusia po përdor për të sulmuar Ukrainën”, raporton enti mediatik “Ukrinform”.


Lajmi u raportua në mënyrë të spikatur nga “BBC”, transmetuesi i vendit që prodhon raketat Storm Shadow, i cili, shpjegon se raketa lundruese lëshohet nga një aeroplan, me shumë mundësi një F-16-të, nga një distancë prej rreth 250 km nga objektivi, dhe më pas zhytet brenda pak metrash drejt tokës, duke shmangur kështu radarin.


Më pas ajo drejtohet drejt objektivit nga GPS, ndërsa ndjek konturet e terrenit; një kamera në hundë fokusohet në objektiv.


Sulmi - shkruan enti mediatik ‘BBC’ - ndodhi të njëjtën ditë kur kryeministri britanik Sër Keër Starmër (Sir Keir Starmer) dhe udhëheqës të tjerë evropianë u zotuan të rrisin presionin mbi ekonominë ruse dhe industrinë e saj të mbrojtjes derisa udhëheqësi rus Vladimir Putin të jetë gati të bëjë paqe”.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page