22 VENDE I BËJNË THIRRJE IRANIT TË NDALOJË VRASJET NË TERRITORET E TYRE DUKE PËRDORUR AGJENTURËN E FSHEHTË.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 11 hours ago
- 1 min read
Paris, Francë | “Njëzet e dy vende, përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Australinë dhe disa vende evropiane, i kanë bërë thirrje Iranit të ndërpresë sulmet kundër individëve në territoret e tyre”.
Kështu u tha në një deklarate të përbashkët.
Këto vende dënojnë tentativat për vrasje dhe aktet e tjera të liga të kryera në Evropë, Amerikën e Veriut dhe Australi nga entitetet shtetërore iraniane.
“Republika Islamike e Iranit duhet t'i ndërpresë menjëherë këto akte”, shkruan ata, sipas deklaratës së botuar në frëngjisht nga ministria e Punëve të Jashtme në Paris.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)












Comments