IRAN | MINISTRI I JASHTËM ABAS ARAGÇI (ABBAS ARAGHCHI): REZERVOJMË TË DREJTËN PËR T'IU PËRGJIGJUR SULMEVE TË SHBA-ës.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 1 hour ago
- 1 min read
Teheran, Iran | “Teherani dënon sulmet e reja ushtarake amerikane kundër Iranit jugor si një shkelje të sovranitetit të tij kombëtar dhe integritetit territorial”.
Kështu tha ministri i Jashtëm iranian Abas Aragçi (Abbas Araghchi), duke theksuar, Irani rezervon të drejtën e natyrshme për vetëmbrojtje dhe për t'u hakmarrë në mënyrë legjitime kundër sulmeve.
“Ministri Aragçi (Araghchi) i bëri këto deklarata në biseda të ndara telefonike me homologun e tij turk Hakan Fidan dhe ministrin e Jashtëm saudit Princin Faisal bin Farhan në orët e para të mëngjesit të sotëm”, raportoi agjencia vendore e lajmeve “Mehr”.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)












Comments