15-VJEÇARI GODETI BASHKËMOSHATARIN ME THIKË NË AMBIENTET E NJË SHKOLLE NË RRUGËN “FILIP SHIROKA” NË TIRANË.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Sep 19, 2024
- 1 min read
Tiranë, Shqipëri | Një plagosje me armë të ftohtë (thikë) u krye në ambientet e një shkolle në rrugën “Filip Shiroka”, në Tiranë.
Një 15 vjeçar, për motive të dobëta të konsideruara nga autoritetet si të dobëta, është konfliktuar me një bashkëmoshatarin e tij, dhe gjatë konfliktit dyshohet se e ka goditur atë me mjet prerës.
Njoftim | Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 kanë referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjjthshëm Tiranë në ngarkim të një të mituri 15 vjeç, për veprën penale "Plagosja e lehtë me dashje", parashikuar nga neni 89 i Kodit Penal.
Ditën e djeshme, në ambientet e një shkolle private në rrugën "Filip Shiroka", 15-vjeçari, për motive të dobëta, është konfliktuar me një bashkëmoshatarin e tij, dhe gjatë konfliktit dyshohet se e ka goditur atë me mjet prerës.
I dëmtuari pasi ka marrë ndihmën mjekësore në spital, është paraqitur për ankim në komisariat, së bashku me prindërit.
Materialet i kaluan Prokurorisë, njofton Policia e Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)
















Comments