14 ANËTARË TË STAFIT TË OKB-së U VRANË NË GAZA | E DEKLAROI KREU I “UNRWA”.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Oct 16, 2023
- 1 min read

Tel Aviv, Izrael | Hamasi nis “Stuhinë al-Aksa” kundër Izraelit.
Izraeli si kundërpërgjigje nisi operacionin e koduar “Shpatat e Hekurta”, pas sulmeve terroriste të Hamasit.
Katërmbëdhjetë anëtarë të stafit të agjencisë humanitare të OKB-së për refugjatët palestinezë (UNRWA) u vranë në sulmet izraelite në Gaza, tha kreu i agjencisë, Filip Lazarini (Philippe Lazzarini), gjatë një konference për shtyp të mbajtur mbrëmë.
Këtë lajm e e raporton gazeta britanike Rojtari (The Guardian).
Bota ka humbur humanitetin e saj, tha më tej z. Lazzarini, duke komentuar situatën në Rripin e Gazës, duke shtuar se ai e kishte organizuar konferencën për shtyp për të ngritur alarmin, pasi kolegët e tij në Gaza nuk mund të ofrojnë më ndihmë humanitare në enklavë.
Lajm në përditësim, ...
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

___.png)












Comments