13 VETA U ARRESTUAN NË KAVAJË: AKUZOHEN SI TREGTARË DROGËRASH | EMRAT 1 PËR 1.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Feb 24
- 3 min read

Durrës, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:
1- Z. Renaldo Gjondeda, 35 vjeç, banues në Rrogozhinë.
2- Z. Rudi Dimni, 29 vjeç, banues në Kavajë.
3- Z. Elion Danai, 22 vjeç, banues në Kavajë.
4- Z. Rexhep Lushka, 25 vjeç, banues në Kavajë.
5- Z. Ramazan Kola, 19 vjeç, banues në Kavajë.
6- Z. Alesio Shaba, 23 vjeç, banues në Kavajë.
7- Z. Rei Shaba, 21 vjeç, banues në Kavajë.
8- Z. Endri Meçja, 29 vjeç, banues në Kavajë.
9- Z. Besnik Belba, 33 vjeç, banues në Kavajë.
10- Z. Serxho Abazi, 25 vjeç, banues në Kavajë.
11- Z. Kujtim Veizi, 52 vjeç, banues në Kavajë.
12- Z. Bardhyl Dumullaku, 50 vjeç, banues në fshatin Synej.
13- Z. Arben Xhihani, 38 vjeç, banues në Kavajë.
Njoftim | DVP Durrës/Finalizohet operacioni policor i koduar “Winter”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike në doza.
Operacioni u zhvillua nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, me shërbimet operacionale të DVP Durrës dhe me Komisariatin e Policisë Kavajë, në drejtimin e Prokurorisë së Durrësit.
Shitnin doza kokaine dhe kanabisi në afërsi të shkollave në Kavajë, në bashkëpunim dhe individualisht, identifikohen 15 shtetas. Vihen në pranga 13 prej tyre, 1 vihet në hetim, tjetri shpallet në kërkim.
Sekuestrohen qindra doza kokaine dhe kanabisi, pajisje për presimin dhe ndarjen e lëndëve narkotike në doza dhe shuma parash.
Gjithashtu, sekuestrohen 3 silenciatorë, 1 jelek antiplumb dhe pajisje për modifikimin e armëve të zjarrit, që u gjetën në një ambient në Kavajë, që dyshohet se ishte përshtatur për modifikimin e armëve të zjarrit.
Si rezultat i hetimeve të kryera me metoda proaktive në drejtimin e Prokurorisë, në kuadër të një procedimi për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve", strukturat e DVP Durrës kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Winter”, gjatë të cilit u ekzekutuan urdhrat e ndalimit për 13 shtetas, si më poshtë:
R. Gj., 35 vjeç, banues në Rrogozhinë;
R. D., 29 vjeç, banues në Kavajë;
E. D., 22 vjeç, banues në Kavajë;
R. L., 25 vjeç, banues në Kavajë;
R. K., 19 vjeç, banues në Kavajë;
A. Sh., 23 vjeç, banues në Kavajë;
R. Sh., 21 vjeç, banues në Kavajë;
E. M., 29 vjeç, banues në Kavajë;
B. B., 33 vjeç, banues në Kavajë;
S. A., 25 vjeç, banues në Kavajë;
K. V., 52 vjeç, banues në Kavajë;
B. D., 50 vjeç, banues në fshatin Synej;
A. Xh., 38 vjeç, banues në Kavajë.
Gjithashtu, ka nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin N. M., 32 vjeç, banues në Kavajë dhe është shpallur në kërkim shtetasi B. D., 32 vjeç, banues në Kavajë.
Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale:
80 doza kokaine, 620 doza kanabisi, 2 peshore elektronike, pajisje për presimin e lëndëve narkotikëve dhe ndarjen e tyre në doza, shuma parash në euro dhe lekë dhe 19 celularë;
3 silenciatorë, 1 jelek antiplumb, pajisje për modifikimin e armëve të zjarrit, 1 detektor dhe 1 bllokuesh valësh.
Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe individualisht, shitnin doza të lëndëve narkotike kokainë dhe kanabis, në zona të ndryshme të Kavajës, kryesisht afër shkollave.
Vijon puna për kapjen e shtetasit B. D.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments