1 MILIARD $ NË VIT SHKËMBIMET TREGTARE MIDIS TURQISË DHE SERBISË | SYNOHEN 5 MILIARDË $ NË VIT.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jul 19, 2023
- 2 min read

Tiranë, Shqipëri | Rreth 70 kompani turke bëjnë biznes në Serbi, dhe shkëmbimet tregtare pritet të arrijnë në 1 miliard dollarë në vit. Z. Erdogan tha se ata duhet të synojnë 5 miliardë dollar në vit, dhe nënshkruan marrëveshje me z. Vuçiç për të zgjeruar një marrëveshje të tregtisë së lirë.
Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan premtoi gaz, investime dhe mbështetje për Ballkanin, në një përpjekje të dukshme për të zgjeruar ndikimin në një rajon të frustruar nga ritmi i ngadaltë i pranimit në Bashkimin Europian.
Ndikimi turk tashmë është i fortë te myslimanët në Bosnjë, Shqipëri dhe Kosovë. Serbia është aleati më i ngushtë i Rusisë në Ballkan. “Së bashku me Serbinë dhe me të gjithë Ballkanin, ne duam të bëjmë hapa për të zgjidhur të gjitha problemet”, u tha z. Erdogan gazetarëve në Beograd, duke thënë se Ankaraja planifikon të ndërtojë një rrugë midis Serbisë dhe Bosnjës.
Z. Erdogan dhe homologu i tij serb, Aleksandar Vuçiç, nënshkruan një deklaratë politike, për të krijuar një organ bashkëpunimi, që do të takohet çdo vit ,për të koordinuar projektet e përbashkëta. Z. Erdogan ka besim në marrëdhëniet me Rusinë, duke shprehur besimin se “Rusia nuk do të kundërshtojë një plan turk për të transferuar gaz natyror nga projekti i saj TurkStream në Serbi.”
“Ne nuk duam asnjë ndarje të Ballkanit ose që dikush mund t’i shohë ato vende si sferën e tyre të ndikimit. Ne i kundërshtojmë të gjithë ata që e duan këtë”, tha z. Erdogan në një forum biznesi.
Vizita dhe falënderimi i z. Erdogan për z. Vuçiç për mbështetjen e tij gjatë një grushti të dështuar në vitin 2016, nuk do të kalojnë pa u vënë re në Bashkimin Evropian, ku disa diplomatë janë të shqetësuar për thellimin e autoritarizmit midis disa liderëve ballkanikë, në mungesë të përparimit të prekshëm drejt pranimit në Bashkimit Europian.
Serbia duhet të balancojë ambicien e saj për t’u bashkuar me BE-në, me një afinitet që ndjejnë shumë serbë për Rusinë ortodokse. Ajo gjithashtu ka shumë nevojë për investime, për të rritur një ekonomi ende në tranzicion.
“Marrëdhëniet (turke) me BE-në nuk janë aq të mira për momentin; Ballkani është më i afërti që ata (turqit) mund të arrijnë me Evropën”, tha z. Mahmud Busatlija, një këshilltar investimesh, të huaja në Beograd, për agjencinë e lajmeve Rojters (Reuters), për vizitën e parë të z. Erdogan në Serbi që nga viti 2010 kur ai ishte kryeministër.
“Kjo vizitë ka për qëllim të ndërtojë lidhjet politike mes dy vendeve. Nëse ky bashkëpunim politik do të rezultojë në investime, varet në një masë të madhe nga Serbia, dhe çfarë mund t’u ofrojë kompanive turke.”
Rreth 70 kompani turke bëjnë biznes në Serbi, dhe shkëmbimet tregtare pritet të arrijnë në 1 miliard dollarë këtë vit.
Z. Erdogan tha se ata duhet të synojnë 5 miliardë dollarë në vit, dhe nënshkruan marrëveshje me z. Vuçiç për të zgjeruar një marrëveshje të tregtisë së lirë për të përfshirë vajin e lulediellit dhe mishin e viçit.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox.

___.png)












Comments